Opinion

Trafiku , zhvillimi ekonomik dhe lista e këngëve që mbaj në makinë.

Nga IRENA BEQIRAJ

Teksa bëj rrugën Tiranë – Vlorë si në vajtje dhe ardhje më tërheqin vëmendjen karakteristikat e trafikut. I dendur i gjatë në dalje dhe në hyrje të Tiranës, i mjftueshëm deri në Durrës, tërësisht i munguar me rrugë thuajse të shkreta deri në Vlorë , aq sa Jazzi që dëgjoj kur udhëtoj më krijon trishtim.

Për një ekonomist trafiku ka lidhje të drejtë me zhvillimin ekonomik dhe i kostot e jetësës në një vend. Zonat me trafik të lartë janë zonat më të zhvilluara ekonomikisht, por trafiku i lartë sinjalizon edhe kosto e larta të jetësës në këto zona .
Në 30 vitet e fundit shqiptarët kanë migruar drejt Tiranës për një punë, për një shkollë më e mirë për fëmijët, për një shërbim shendëtësor më i mirë, apo edhe se perceptojnë një hendek më të ulët në barazinë gjinore, elementë këto që mungojnë në qytetet e tyre.
Nëse analizon karakteristikat e migrimit të brendëshëm në Shqipëri vëren së pari, migrantët janë kryesisht të rinj – pothuajse 46 për qind e migrantëve ndërprefekturorë janë më të rinj se 30 vjeç .
Së dyti, ka një ‘ikje të trurit’ nga qytetet e vogla për t’u pozicionuar kryesisht në Tiranë dhe rrethinat e saj .Pra ata që migrojnë drejt Tiranës janë kryesisht më të arsimuar se popullsia që lënë pas në qytetet e tyre të orgjinës . Së treti, ka “një feminizim” të migrimit të brendshëm, pasi më shumë se gjysma (54 për qind) e atyre që lënë qytetet e tyre janë gra.
Në Tiranë realizohet rreth 48% e PBB-së . Me megjithë përpjeket për të rigjallëruar qendrat e qyteteve, me anë të projekteve të rilindjes urbanë projekte që synuan fasadën e jo brendinë e jetës së qyteteve, ato mbetën sërisht “fjetore”, të abandonaura nga të rinjtë, nga njerzit më të arsimuar, edhe nga gratë.
Ndësa migrimit e paijsi Tiranën me më shumë fuqi punëtore, struktura ekonomike e qytetit nuk u zhvillua aq sa të ishte në gjendje ta përthithëte plotësisht atë. Ndërkohë që fluksi i vazhdueshëm i migrimit kërkon balancim dhe rrit presionin për infrastrukturë, shërbime publike trasport, edukim, shëndetësi, qyteti, u bë më i pa mundur për t’u menaxhaur qoftë nga ana demografike por qoftë dhe nga ana territoriale .Edhe në fakt, treguesit e standardeve të jetesës edhe kostot e jetësës tregojnë se Tirana nuk gëzon më asnjë avantazh të dukshëm në këtë drejtim. Përshembull pagesa mujore e një banese modeste me qira e tejkalon rrogën e një të riu të arsimuar . Kjo i ka,shtyrë njërzit sidomos të rinjtë ti drejtojnë levizjet e tyre migruese drejt perëndimit .
Gabimi i rëndomtë që është bërë historikisht kur kemi hartuar politika zhvillimore është trajtimi i ekonomisë si monolite. Ekonomia a e një vendi sado i vogël të jetë ai, nuk është monolite , ajo është rrjet i ekonomive edhe më të vogla rajonale.
Çdo zonë ka nevojë të këtë specializimet e veta unike të industrisë, tregjet e punës dhe banesave, si dhe kapacitetet dhe marrëdhëniet institucionale. Çdo zonë ka burimet e veta, ka karakteristika ekzistuese dhe potenciale unike ekonomike, të cilat nëse do të njihen ,do të përdoren, edhe do të zhvillohen në mënyrë optimale do të zogëlonin poloarizimin ekonomik duke i trasformuar Lushnjen Fierin Kavajën në vende të denja për të jetuar , edhe rrjedhimisht Tiranën më të lehtë për t’u menaxhuar.
E ndërsa zhvillimi ekonomik duhet të ishte qendra e reformës territoriale ai ishte krejt periferik në hartimin e reformës së ndërmarrë 10 vjet më parë , edhe duket po aq periferik edhe në këtë që po diskutohet sot . Inxhineria elektorale është nxitësi i reformave teritoriale, edhe rrjedhimisht outputi i tyre është optimizmi i rezultatit elektoral .
Asgjë nuk ka gjasa të ndryshojë . Qytetet do të vazhdojnë të mbeten fjetore pensionistësh ;Tirana do të rritet ekonomikisht duke u bërë të papërballueshme për të rinjtë të cilët duan të largohen ; unë do të vazhdojë me durim të rri 55 minuta në trafik për të hyrë në Tiranë dhe rruga do të vazhdojë të jetë melankonike dhe e shkretë deri në Vlorë.
Por një gjë e kam në dorë ta ndryshoj, listën e këngëve që luaj gjatë udhëtimit .
Ndonjë sygjerim ?

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button