☀️
Tiranë 10°C · Kthjellët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,878 ▲ +0.15% ETH $2,239 ▲ +0.62% XRP $1.1634 ▼ -1.72% SOL $89.9400 ▼ -0.26%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Bundesliga

Trajnerët, “show” pas PSG-Bayern 5-4. Enrique i thotë Kompany: “U kënaqe nga tribuna?”. Përgjigja: “Jo”

Në “Parc des Princes” u zhvillua një super përballje, ndeshja e parë gjysmëfinale e Champions League mes PSG dhe Bayern Munich, që përfundoi 5-4 në favor të francezëve. Një ndeshje që Vincent Kompany, trajneri belg, u detyrua ta ndiqte nga tribunat e stadiumit në Paris, për shkak të pezullimit të marrë pas sfidës së kthimit çerekfinale kundër Real Madridit.

Duket se ka qenë një mbrëmje me shumë vuajtje për atë, të paktën duke gjykuar nga ajo që vetë ka deklaruar dhe ka lënë të kuptohet. Në fakt, një moment pas PSG-Bayern po bën xhiron e rrjetit dhe ka si protagonistë dy trajnerët; nga njëra anë Luis Enrique dhe nga ana tjetër Kompany.

I pari, teksa po përgatitej të lidhej me “CBS Sports Golazo” për intervistën e zakonshme pas ndeshjes, kryqëzon shikimin me tjetrin dhe e pyet shpejt: “U kënaqe nga tribuna?” Përgjigja e Kompany ishte e prerë: “Jo”. Më pas të dy shpërthyen në të qeshura dhe u përshëndetën duke i bërë komplimente njëri-tjetrit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.