☁️
Tiranë 15°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,605 ▲1.17%
DOW 46,791 ▲0.97%
NASDAQ 21,957 ▲1.7%
NAFTA 99.79 ▼1.57%
ARI 4,815 ▲2.91%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,784 ▲ +2.92% ETH $2,130 ▲ +3.44% XRP $1.3550 ▲ +2.89% SOL $83.4300 ▲ +2.96%
S&P 500 6,605 ▲1.17 % DOW 46,791 ▲0.97 % NASDAQ 21,957 ▲1.7 % NAFTA 99.79 ▼1.57 % ARI 4,815 ▲2.91 % S&P 500 6,605 ▲1.17 % DOW 46,791 ▲0.97 % NASDAQ 21,957 ▲1.7 % NAFTA 99.79 ▼1.57 % ARI 4,815 ▲2.91 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Transmetimi i gazit, ERE i refuzon Albpetrolit licencën, nuk plotësoi kriteret

Enti Rregullator i Energjisë vendosi që të refiuzonte kërkesën e kompanisë publike të nxjerrjes dhe prodhimit të naftës në vend, Albpetrol për tu licencuar në aktivitetin e furnizimit të gazit natyror. Në vendimin që sanksionon këtë masë ERE nënvizon se kjo erdhi në kushtet kur Albpetrol nuk plotësoi detyrat që i ishin dhënë më herët lidhur me dokumentacionin. Albpetrol kishte kërkuar më herët licencimin në aktivitetin e furnizimit të gazit me një afat 10 vjeçar, një procedurë që u nis të shqyrtohej nga ERE në muajin maj të këtij viti.

Albpetrolit ju kërkua që përpos dokumenteve që kishte vënë në dispozicion të paraqiste edhe një sërë dokumentesh të tjera. “Me shkresën nr. 348/1 Prot, datë 05.06.2019, ERE ka përcjellë pranë shoqërisë njoftimin e vendimit dhe kërkesën për plotësim të dokumentacionit të munguar, i cili konsiston si më poshtë: Vërtetim nga organet kompetente që ndaj personit juridik apo personave dhe drejtuesve kryesorë të shoqërisë tregtare nuk ka një vendim të formës së prerë për ndonjë vepër penale; struktura organizative dhe funksionimi administrativ i shoqërisë, lista e personelit sipas profilit (në përputhje me aktivitetin për të cilin është kërkuar Licenca); dokumentacioni që tregon titujt ose pronësinë mbi asetet që ka, që ka dedikuar ose ka nënkontraktuar/marrë me qera ose që pritet në mënyrë bindëse të përfitohen nga ose për Aplikantin për të kryer funksionet ose plotësuar detyrimet nën licencën e kërkuar. Lejet dhe autorizimet mjedisore sipas rastit për aktivitetet ushtrimi i të cilave kryhet me asetet përkatëse. Deklarime të lëshuara prej autoriteteve përkatëse për shlyerjen e detyrimeve fiskale dhe sigurimeve shoqërore, në masën që këto detyrime janë plotësuar prej aplikantit” thuhet në dokument.

Po kështu ERE kërkoi që Albpetrol të paraqiste një plan biznesi i cili përfshin një analizë të kostove dhe përfitimeve përfshirë kostot për largimin përfundimtar të pajisjeve dhe rehabilitimin e mjedisit me përfundimin e operacioneve si dhe sasinë mesatare të gazit natyror të shprehur në milion Nm3, e parashikuar për tu livruar gjatë një viti.

ERE ka njoftuar me një shkresë tjetër në korrik Albpetrolin që të paraqiste dokumentacionin e nevojshëm por nga kompania nuk është marrë asnjë hap duke mos kthyer përgjigje çka ka bërë që në fund Bordi i Komisionerëve i Entit të refuzonte kërkesën për licencimin në aktivitetin e furnizimit me gaz natyror.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.