Tiranë 32°C · Pjesërisht vranët 02 August 2026
S&P 500 7,490 ▲0.7%
DOW 52,485 ▲0.53%
NASDAQ 25,374 ▲1%
NAFTA 84.67 ▲1.29%
ARI 4,107 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1514 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9411 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4202 EUR/TRY 54.7746 EUR/JPY 182.38 EUR/CAD 1.6143 EUR/USD 1.1514 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9411 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4202 EUR/TRY 54.7746 EUR/JPY 182.38 EUR/CAD 1.6143
₿ CRYPTO
BTC $63,157 ▲ +0.16% ETH $1,860 ▼ -0.6% XRP $1.0811 ▲ +1.59% SOL $73.1300 ▲ +0.51%
S&P 500 7,490 ▲0.7 % DOW 52,485 ▲0.53 % NASDAQ 25,374 ▲1 % NAFTA 84.67 ▲1.29 % ARI 4,107 ▼1.29 % S&P 500 7,490 ▲0.7 % DOW 52,485 ▲0.53 % NASDAQ 25,374 ▲1 % NAFTA 84.67 ▲1.29 % ARI 4,107 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1514 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9411 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4202 EUR/TRY 54.7746 EUR/JPY 182.38 EUR/CAD 1.6143 EUR/USD 1.1514 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9411 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4202 EUR/TRY 54.7746 EUR/JPY 182.38 EUR/CAD 1.6143
02 Aug 2026
Breaking
Opinion

Tri pyetje (…në fakt, vetëm një një)

Nga Ardi Stefa

“Ta duam Shqipërinë në mënyrë primitive? Ta shesim në mënyrë moderne? Apo ta duam në mënyrë moderne?”
Në të vërtetë, këto nuk janë tri pyetje. Është vetëm një, që në thelb kërkon të përcaktojmë se çfarë marrëdhënieje kemi me vendin tonë.

Ta duash Shqipërinë në mënyrë primitive është e lehtë. Mjafton të valëvitësh flamurin, të këndosh himnin në stadium, të këndosh me zjarr: “O sa mirë me qenë shqiptar, o hej, o hej”, ta shndërrosh patriotizmin në biznes, të përdorësh sa më shumë fjalën “atdhe”, por ta respektosh gjithnjë e më pak; të mallkosh të huajt dhe të quash tradhtar këdo që nuk ndan të njëjtin mendim me ty. Fatkeqësisht ky patriotizëm është patriotizmi i zhurmës dhe jo i përgjegjësisë. Është patriotizmi që ushqehet me emocione dhe vdes sapo përplaset me interesin personal.
Ky patriotizëm ngatërron atdhedashurinë me britmën, flamurin me argumentin e qetësinë, folklorin me historinë; atdheun e vë nën partinë. Është patriotizmi që matet me fjalë të mëdha, por aspak me vepra e kontribut real. Është patriotizmi i atyre që bërtasin “E dua Shqipërinë!”, blejnë e shesin votën, shkelin ligjin dhe urrejnë këdo që mendon ndryshe.

Edhe më e lehtë është ta shesësh Shqipërinë në mënyrë moderne.

Mjaftojnë disa ministra, disa deputetë, disa kryetarë bashkish, disa oligarkë dhe disa biznesmenë të përkëdhelur nga pushteti. Shqipëria nuk shitet më me traktate. Shitet me PPP, me tendera të paracaktuar, me koncesione të dyshimta, me leje ndërtimi, me bregdet të betonizuar, me pasuri publike të dhuruara e që kalojnë në pak duar, me institucione të kapura dhe me një drejtësi që shpesh ecën më ngadalë se korrupsioni.

Ata që e shesin më shumë Shqipërinë, flasin më shumë se gjithë të tjerët për dashurinë ndaj saj dhe përgjegjësinë që marrin. Fotografohen para flamurit, ndërsa pas shpine firmosin kontrata që varfërojnë qytetarët dhe pasurojnë klientët e tyre. Patriotizmi është bërë pazar dhe pazari politikë.

Ta duash Shqipërinë në mënyrë moderne kërkon shumë më tepër guxim.

Do të thotë të mos e adhurosh verbërisht, por ta përmirësosh pa u lodhur. Të mos mbrosh pushtetin, por shtetin. Të mos kërkosh privilegje, por rregulla që vlejnë për të gjithë. Të paguash taksat, të respektosh ligjin, të mbrosh mjedisin, të kërkosh llogari nga qeveria dhe të mos e shesësh votën. Të mos pranosh kultin e liderit. Të mos duartrokasësh verbërisht partinë tënde. Të mos heshtësh kur vidhet prona publike. Të mbrosh institucionet më shumë se politikanët, ligjin më shumë se interesin dhe të ardhmen më shumë se propagandën.

Patriotizmi modern nuk matet me numrin e flamujve në ballkon për festa, por me cilësinë e institucioneve që ndërtojmë dhe me përgjegjësinë që marrim si qytetarë. As duke ndërtuar fasada, por kur pushteti i trembet ligjit më shumë sesa qytetari i trembet pushtetit.

Shqipëria nuk ka nevojë as për patriotë që ulërijnë, as për tregtarë që e shesin me kostum e kravatë. Ka nevojë për qytetarë që e duan aq sa të mos pranojnë ta poshtërojnë, ta grabisin apo ta përdorin si pronë personale. Kjo është dashuria moderne. Dashuria që e sheh Shqipërinë si atdhe për të cilin mbajmë përgjegjësi dhe refuzon të gjithë ata që betohen se e duan, ndërkohë që jetojnë duke e shitur, copë pas cope e ditë pas dite.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.