Tiranë 31°C · Pjesërisht vranët 02 August 2026
S&P 500 7,490 ▲0.7%
DOW 52,485 ▲0.53%
NASDAQ 25,374 ▲1%
NAFTA 84.67 ▲1.29%
ARI 4,107 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1514 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9411 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4202 EUR/TRY 54.7746 EUR/JPY 182.38 EUR/CAD 1.6143 EUR/USD 1.1514 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9411 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4202 EUR/TRY 54.7746 EUR/JPY 182.38 EUR/CAD 1.6143
₿ CRYPTO
BTC $63,222 ▲ +0.41% ETH $1,865 ▼ -0.27% XRP $1.0808 ▲ +1.76% SOL $73.2400 ▲ +0.58%
S&P 500 7,490 ▲0.7 % DOW 52,485 ▲0.53 % NASDAQ 25,374 ▲1 % NAFTA 84.67 ▲1.29 % ARI 4,107 ▼1.29 % S&P 500 7,490 ▲0.7 % DOW 52,485 ▲0.53 % NASDAQ 25,374 ▲1 % NAFTA 84.67 ▲1.29 % ARI 4,107 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1514 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9411 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4202 EUR/TRY 54.7746 EUR/JPY 182.38 EUR/CAD 1.6143 EUR/USD 1.1514 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9411 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4202 EUR/TRY 54.7746 EUR/JPY 182.38 EUR/CAD 1.6143
02 Aug 2026
Breaking
Politika

Bashkimi i Dimalit me Beratin, kryebashkiakja socialiste kundër partisë: Vendimi, jo transparent

Jo vetëm demokratët, por dhe socialistët kanë dalë kundër projektit të Edi Ramës për ta ndarë territorin e 46 bashki. Kryetarja e bashkisë Juliana Memaj në studion e Ditarit të Fundjavës në A2 CNN e shprehu hapur që është kundër bashkimit të Dimalit me Beratin, siç ka propozuar partia e saj mazhoranca Socialiste.

“Në 2021, në fund të prillit mori emrin Bashkia Dimal. Shumë keq që dimaliotët mos ta gëzonin shtëpinë e tyre të re”, tha ajo.

Kryebashkiakja akuzon se vendimi është marrë në mungesë të transparencës pasi sipas saj treguesit e bashkisë që drejton janë pozitive. “Si mund të shkrihet një bashki e cila tregon që ka rritje të popullsisë? Pse duhet të shkrihet një bashki që investon me të ardhurat e veta edhe sot? Aq sa e ka investuar bashkia Dimal në këto vite, ka investuar dhe qeveria shqiptare aty. Si do të merret më mirë shërbimi në bashkinë Berat kur vetë distanca nga qendra është 23 km?”, tha ajo.

Varianti për t’i lënë këto njësi vendore si qytete sipas kryebashkiakes së Dimalit nuk do t’i shërbejë qytetarëve. “Nënkryetari është një lloj si një administrator njësie. Që të kesh fuqi duhet të kesh në radhë të parë buxhetin tënd”.

Për këtë arsye Juliana Memaj i kërkon Partisë Socialiste që të mos mjaftohet vetëm me mendimin e kryetarëve dhe këshillave bashkiak, por të marrin edhe mendimin e qytetarëve të cilët kanë dalë në protesta. “Duket që protestat do të vijojnë. Mendimi qytetar duhet dëgjuar”, u shpreh ajo.

Partia Socialiste në mënyrë të njëanshme, pasi prishi dialogun në Partinë Demokratike, propozoi një strukturë me tre nivele, 46 bashki, 71 qytete dhe 387 njësi administrative.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.