🌤️
Tiranë 19°C · Kryesisht kthjellët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 103.75 ▲1.72%
ARI 4,001 ▼0.77%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $77,348 ▼ -3.46% ETH $2,222 ▼ -4.12% XRP $1.2447 ▼ -3.38% SOL $96.3100 ▼ -3.82%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 103.75 ▲1.72 % ARI 4,001 ▼0.77 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 103.75 ▲1.72 % ARI 4,001 ▼0.77 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Sporti

FSHF vijon investimet në “Arena e Demave”, avancojnë punimet

Federata Shqiptare e Futbollit vijon me ritme intensive investimet në infrastrukturën sportive në kuadër të përgatitjeve për organizimin e finaleve të Kampionatit Europian U-21 2027, që Shqipëria do të presë si një nga vendet bashkëorganizatore.

Punimet në stadiumin “Arena e Demave” po avancojnë sipas planifikimit, ndërsa është në zhvillim ndërtimi i fushës së re hibride, një investim i rëndësishëm që do ta sjellë impiantin në standardet e kërkuara për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare.

Pas heqjes së plotë të tapetit të vjetër artificial, po punohet për realizimin e rikonstruksionit të bazamentit të fushës dhe po punohet për sistemin modern të vaditjes, një fazë thelbësore për garantimin e cilësisë dhe jetëgjatësisë së tapetit të ri. Në fazën tjetër do të kryhet vendosja e tapetit hibrid, e ndjekur nga mbjellja e barit natyral. Sipas parashikimeve, fusha e re do të jetë gati brenda pak muajsh për të pritur ndeshje zyrtare.

Paralelisht me stadiumin, puna vijon edhe në dy fushat stërvitore të kompleksit “Arena e Demave”, të cilat do të shërbejnë si impiante mbështetëse për ekipet pjesëmarrëse në Europianin U-21 2027, por edhe për zhvillimin afatgjatë të futbollit në vend.

Në fushën me bar natyral me përmasa standarde, Federata Shqiptare e Futbollit do të financojë ndërtimin e sistemit të vaditjes, mbjelljen e barit si edhe pajisjen me porta. Ndërkohë, në fushën tjetër me përmasa standarde do të vendoset tapet artificial i gjeneratës së fundit, gjithashtu i financuar nga FSHF, së bashku me instalimin e një seti portash.

Ky investim është pjesë e programit të gjerë të FSHF-së për modernizimin e infrastrukturës futbollistike në Shqipëri dhe përmbushjen e standardeve të UEFA-s, duke garantuar kushte bashkëkohore për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare, aktiviteteve kombëtare dhe stërvitjes së futbollistëve.

Me investimet që po realizohen në stadiumet dhe qendrat stërvitore në të gjithë vendin, Federata Shqiptare e Futbollit po ndërton një trashëgimi infrastrukturore që do t’i shërbejë jo vetëm organizimit me sukses të finaleve të UEFA European U-21 2027, por edhe zhvillimit të futbollit shqiptar për shumë vite në vijim.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.