Tiranë 31°C · Pjesërisht vranët 02 August 2026
S&P 500 7,490 ▲0.7%
DOW 52,485 ▲0.53%
NASDAQ 25,374 ▲1%
NAFTA 84.67 ▲1.29%
ARI 4,107 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1514 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9411 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4202 EUR/TRY 54.7746 EUR/JPY 182.38 EUR/CAD 1.6143 EUR/USD 1.1514 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9411 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4202 EUR/TRY 54.7746 EUR/JPY 182.38 EUR/CAD 1.6143
₿ CRYPTO
BTC $63,187 ▲ +0.37% ETH $1,864 ▼ -0.27% XRP $1.0806 ▲ +1.77% SOL $73.2000 ▲ +0.55%
S&P 500 7,490 ▲0.7 % DOW 52,485 ▲0.53 % NASDAQ 25,374 ▲1 % NAFTA 84.67 ▲1.29 % ARI 4,107 ▼1.29 % S&P 500 7,490 ▲0.7 % DOW 52,485 ▲0.53 % NASDAQ 25,374 ▲1 % NAFTA 84.67 ▲1.29 % ARI 4,107 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1514 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9411 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4202 EUR/TRY 54.7746 EUR/JPY 182.38 EUR/CAD 1.6143 EUR/USD 1.1514 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9411 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4202 EUR/TRY 54.7746 EUR/JPY 182.38 EUR/CAD 1.6143
02 Aug 2026
Breaking
Kronika

12-vjeçari kapet duke drejtuar një Jet Ski në Dhërmi, Policia gjobit me 10 mijë lekë pronarin dhe bllokon mjetin lundrues

Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë ndëshkuar me gjobë pronarin e një mjeti lundrues tip Jet Ski, pasi ia kishte dhënë për përdorim një të mituri 12-vjeçar në zonën e plazhit të Dhërmiut.

Sipas njoftimit të Policisë, pas ndalimit, u konstatua se përveçse drejtohej nga një i mitur, mjeti lundrues nuk kishte në bord dokumentacionin e nevojshëm.

Për këto shkelje, pronari i mjetit, shtetasi me iniciale M. Xh., u ndëshkua me masë administrative prej 10 mijë lekësh të rinj, ndërsa Jet Ski u bllokua nga Policia.

Autoritetet bëjnë të ditur se kontrollet do të vijojnë përgjatë gjithë vijës bregdetare, me synim garantimin e sigurisë në det, parandalimin e shkeljeve të perimetrit të sigurisë dhe zbatimin e rregullave të lundrimit.

Njoftimi i Policisë:

Dhërmi-I kishte dhënë një 12-vjeçari mjetin lundrues Jet Ski, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare ndëshkojnë me 10 000 lekë të rinj pronarin e mjetit.

Bllokohet edhe mjeti lundrues.

Në vijim të kontrolleve intensive për garantimin e rendit dhe sigurisë në hapësirat detare, shërbimet e Policisë Kufitare dhe Njësia Policore Detare, përballë plazhit të Dhërmiut, konstatuan një mjet lundrues tip Jet Ski, në drejtimin e të cilit ndodhej një shtetas 12-vjeçar.

Menjëherë, shërbimet e Policisë Kufitare dhe Njësia Policore Detare ndaluan mjetin lundrues dhe, gjatë verifikimeve, rezultoi se drejtuesi ishte 12 vjeç, ndërsa mjeti nuk dispononte në bord dokumentacionin e detyrueshëm.

Për këto shkelje, pronari i mjetit lundrues, shtetasi M. Xh., u ndëshkua me masë administrative 10 000 lekë të rinj, si dhe u bë bllokimi i mjetit lundrues.

Policia Kufitare apelon për qytetarët dhe subjektet që japin me qira mjete lundruese të mos ua besojnë në asnjë rast këto mjete të miturve ose personave që nuk plotësojnë kushtet ligjore për drejtimin e tyre. Drejtimi i mjeteve lundruese nga të miturit rrezikon jetën dhe shëndetin e tyre, si dhe sigurinë e pushuesve dhe përdoruesve të tjerë të hapësirave detare.

Policia Kufitare vijon kontrollet e pandërprera në të gjithë vijën bregdetare, me qëllim garantimin e sigurisë në det, parandalimin e shkeljeve të perimetrit të sigurisë dhe zbatimin me përpikëri të rregullave të lundrimit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.