☁️
Tiranë 15°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,562 ▲0.52%
DOW 46,535 ▲0.42%
NASDAQ 21,760 ▲0.78%
NAFTA 99.57 ▼1.79%
ARI 4,770 ▲1.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,060 ▲ +1.34% ETH $2,112 ▲ +2.09% XRP $1.3470 ▲ +1.79% SOL $82.5400 ▲ +1.23%
S&P 500 6,562 ▲0.52 % DOW 46,535 ▲0.42 % NASDAQ 21,760 ▲0.78 % NAFTA 99.57 ▼1.79 % ARI 4,770 ▲1.95 % S&P 500 6,562 ▲0.52 % DOW 46,535 ▲0.42 % NASDAQ 21,760 ▲0.78 % NAFTA 99.57 ▼1.79 % ARI 4,770 ▲1.95 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Bota

Trump: Lindja e Mesme ishte më mirë me diktatorët

Bota do të ishte 100% më mirë nëse Sadam Husein dhe Muammar Gaddafi do të ishin ende në pushtet.

Donald Trump është mësuar tashmë të befasojë, por në intervistën e dhënë gjigandit mediatik amerikan CNN, pretendenti republikan për Shtëpinë e Bardhe e argumentoi pohimin polemizues me bindjen personale se Iraku dhe Libia do të ishin sot më pak të copëtuara e do të kontribuonin në një Lindje të Mesme shumë më të qëndrueshme nëse liderët e tyre nuk do të ishin përmbysur me forcë.

Husein u rrëzua nga pushteti pas pushtimit amerikan të Irakut në 2003-shin dhe Gaddafi u hoq nga skena politike e vendit të tij në vazhdën e luftës së dhunshme civile të 2011-s që tërhoqi në fund një ndërhyrje ushtarake të drejtuar nga NATO.

Duke e nisur nga Iraku, të cilin e etiketoi si “Harvardin e Terrorizmit”, Trump theksoi se ky vend është shndërruar sot në “fushë stërvitjeje për ekstremistet”. Sa për Libinë, ajo sipas tij, nuk ekziston më.

“Dua të them, shikoni ç’po ndodh me Irakun. Shikoni Libinë. Në Irak s’kishte terroristë përpara se Sadami i ekzekutonte direkt. Nuk po them që ishte njeri i mirë, sepse ishte i tmerrshëm si njeri, por vendi atëherë ka qenë shumë më mirë nga sa është sot. Tani Iraku është kthyer në tokë stërvitjeje për terroristët. Ndërsa Libinë sot nuk e njeh më askush, sepse për të qenë krejtësisht i sinqertë, sot nuk ka më as Irak e as Libi. Çdo gjë është thyer. Ato vende nuk i kontrollon më askush; asnjeri nuk e di se çfarë po ndodh në to”, tha Trump.

Trump kujtoi se situata në Lindjen e Mesme “shpërtheu” gjatë kohës kur president i Amerikës ishte Barack Obama dhe sekretare shteti Hillary Clinton, rivalja e tij më e madhe në rrugën drejt Shtëpisë së Bardhë.

Kryesuesi i garës republikane për zgjedhjet presidenciale kritikoi megjithatë edhe ish-presidentin republikan George W. Bush për vendimin e pushtimit të Irakut, të mbështetur tek njoftimet e gabuara të kundërzbulimit se regjimi i Sadam Husein dispononte armë të shkatërrimit në masë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.