🌧️
Tiranë 11°C · Shi i lehtë 02 April 2026
S&P 500 6,560 ▼0.23%
DOW 46,384 ▼0.39%
NASDAQ 21,781 ▼0.27%
NAFTA 111.56 ▲11.43%
ARI 4,678 ▼2.81%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,753 ▼ -2.13% ETH $2,050 ▼ -3.85% XRP $1.3023 ▼ -3.54% SOL $78.8100 ▼ -6.31%
S&P 500 6,560 ▼0.23 % DOW 46,384 ▼0.39 % NASDAQ 21,781 ▼0.27 % NAFTA 111.56 ▲11.43 % ARI 4,678 ▼2.81 % S&P 500 6,560 ▼0.23 % DOW 46,384 ▼0.39 % NASDAQ 21,781 ▼0.27 % NAFTA 111.56 ▲11.43 % ARI 4,678 ▼2.81 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Bota

Trump sinjalizon tërheqje, por konflikti me Iranin mbetet i hapur

Presidenti amerikan Donald Trump po sinjalizon se mund të tërhiqet nga lufta me Iranin, duke u larguar njëanshëm pa rrëzuar Republikën Islamike, pa hapur Ngushticën e Hormuzit dhe pa siguruar një marrëveshje me Teheranin për ndalimin e sulmeve ndaj SHBA-së dhe aleatëve të saj. sipas CNN.

“Në mbrëmjen e sotme, kam kënaqësinë të them se këto objektiva strategjike kryesore po afrohen drejt përfundimit”, deklaroi mbrëmë presidenti Trump në një fjalim televiziv para kombit, duke iu referuar dëmeve të shkaktuara ndaj programit raketor, marinës, ushtrisë dhe aleatëve të Iranit.

Presidenti Trump u shpreh se “pjesa më e vështirë ka përfunduar” dhe se një tërheqje mund të lehtësojë presionin ekonomik që sulmet iraniane ndaj transportit dhe infrastrukturës energjetike në Gji kanë krijuar për konsumatorët globalë.

Megjithatë, Irani ka bërë të qartë se do të vendosë vetë kur përfundon lufta dhe nuk po jep shenja tërheqjeje. Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, deklaroi se vendi është i gatshëm të vazhdojë luftën për “të paktën gjashtë muaj”, duke refuzuar çdo afat të imponuar nga jashtë.

Regjim më i fortë dhe rreziku bërthamor

Trump ka deklaruar se objektivi për të penguar Iranin të zhvillojë armë bërthamore është arritur. SHBA ka bombarduar disa objekte bërthamore, por mbi 400 kilogramë uranium i pasuruar në nivele të larta mbetet i paidentifikuar.

Ekspertët paralajmërojnë se Irani mund të jetë tani më i prirur të zhvillojë armë bërthamore.

Pas vrasjes së liderit suprem Ali Khamenei nga Izraeli, elementë më të ashpër kanë fituar ndikim dhe po kërkojnë militarizimin e programit bërthamor, duke argumentuar se statusi i mëparshëm nuk ishte një pengesë efektive ndaj sulmeve.

Kaos ekonomik global dhe Ngushtica e Hormuzit

Një dalje e hershme nga lufta do të nënkuptonte dështimin e SHBA -s për të hapur Gjirin e  Hormuzit përmes presionit diplomatik ose ushtarak.

Trump ka sugjeruar se tregjet do të stabilizohen vetë, por realiteti është ndryshe: çmimet e karburanteve përcaktohen globalisht dhe çdo ndërprerje e furnizimit rrit kostot në mbarë botën. Nëse SHBA-ja largohet pa marrëveshje, Irani do të fitojë kontroll më të madh mbi këtë rrugë jetike, duke vendosur edhe tarifa të larta për anijet që kalojnë.

Ky kontroll i shtuar mund të krijojë një burim të ri të ardhurash për Iranin dhe të sfidojë rregullat ndërkombëtare detare, ndërsa çmimet mund të mbeten të larta për javë apo muaj.

Siguria e Gjirit në rrezik

Irani ka thyer dy tabu gjatë konfliktit: ka sulmuar drejtpërdrejt territoret e vendeve arabe të Gjirit dhe ka bllokuar eksportet e tyre të naftës përmes Hormuzit.

Një tërheqje pa marrëveshje do t’i linte këto vende të ekspozuara ndaj sulmeve të ardhshme dhe do të rriste ndikimin e Iranit mbi eksportet e tyre energjetike. Kjo gjithashtu do të vinte në pikëpyetje garancitë e sigurisë që SHBA u ka ofruar tradicionalisht këtyre aleatëve.

Izraeli mund të vazhdojë sulmet

Një tjetër faktor kyç është roli i Izraelit. Edhe në raste armëpushimi në të kaluarën, Izraeli ka vazhduar operacionet ushtarake duke argumentuar shkelje nga pala tjetër.

Një tërheqje amerikane pa rrëzimin e regjimit iranian mund të lërë Izraelin me “punë të papërfunduar”, duke rritur gjasat për sulme të reja ndaj Iranit apo në Liban kundër Hezbollahut.

Edhe nëse Izraeli ndalon përkohësisht, nuk ka garanci se Irani do të bëjë të njëjtën gjë. Teherani kërkon garanci të forta sigurie që nuk pritet të arrihen pa një marrëveshje formale, ndërsa luftimet në Liban mund të vazhdojnë paralelisht.

Një dalje e nxituar e SHBA-së nga konflikti mund të duket si një hap drejt paqes, por në realitet rrezikon të lërë pas një rajon më të paqëndrueshëm, me tensione të pazgjidhura, rrezik bërthamor dhe pasoja ekonomike globale. Konflikti, në vend që të përfundojë, mund të hyjë në një fazë edhe më të paparashikueshme./   /Ad.Ab./  a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.