☀️
Tiranë 20°C · Kthjellët 07 April 2026
S&P 500 6,538 ▼1.11%
DOW 46,245 ▼0.91%
NASDAQ 21,625 ▼1.69%
NAFTA 115.98 ▲3.18%
ARI 4,667 ▼0.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
₿ CRYPTO
BTC $67,770 ▼ -2.55% ETH $2,066 ▼ -4.17% XRP $1.2953 ▼ -3.76% SOL $78.4300 ▼ -4.47%
S&P 500 6,538 ▼1.11 % DOW 46,245 ▼0.91 % NASDAQ 21,625 ▼1.69 % NAFTA 115.98 ▲3.18 % ARI 4,667 ▼0.39 % S&P 500 6,538 ▼1.11 % DOW 46,245 ▼0.91 % NASDAQ 21,625 ▼1.69 % NAFTA 115.98 ▲3.18 % ARI 4,667 ▼0.39 %
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
07 Apr 2026
Breaking
Bota

“Trumpi” i Kanadasë kërkon të sfidojë kryeministrin Trudeau

Një biznesmen i njohur, që është bërë i famshëm në një “reality show” amerikan, po tenton të shfrytëzojë valën e ndjenjave populiste për t’u ngjitur në majën e lidershipit kanadez.

Kevin O’Leary është një nga 14 kandidatët, që synojnë lidershipin e Partisë Konservatore të Kanadasë në garën e 27 majit, si dhe të sfidojë kryeministrin Justin Trudeau dy vite më vonë, në zgjedhjet e përgjithshme.

“Njerëzit janë të lodhur nga politikanët që i shtyjnë ata prapa. Ata do të donin të kishin në krye dikë me aftësi ekzekutive, që mbulon shumë detyra dhe që bashkon njerëz të mëdhenj për performanca dhe rezultate të mëdha”, tha O’Leary në një intervistë për BBC, sipas të cilës duket se edhe Kanadaja ka të bëjë me këtë rast, me “Donald Trumpin” e saj.

O’Leary është gjithashtu i ri në politikë, i mirënjohur si një nga manjatët e një emisioni të “ABC”, ku aspirantët për sipërmarrës vihen në garë me njëri-tjetrin. Emisioni “Shark Tank” prodhohet nga Mark Barnett, i cili prodhon edhe programin “The Apprentice”, që ka ndihmuar në rritjen e emrit të Donald Trumpit.

Ashtu si edhe Trump, O’Leary po bën fushatë me premtimin se do të shkundë politikën dhe do të drejtojë qeverinë më shumë si një biznes. Por ngjashmëritë mes Trump dhe O’Leary duket se ndalen këtu.

Ky i fundit është gjysmë libanez dhe gjysmë irlandez, bir emigrantësh. “Nëse do të kishte pasur një mur përreth Kanadasë, unë nuk do të ekzistoja”, thotë ai. Ndaj, politika e tij në këtë drejtim do të ishte e ndryshme nga ajo e Trumpit. “Kanadaja është një vend shumë pritës”, thotë O’Leary, që sipas mediave ka një pasuri prej rreth 300 milionë dollarësh.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.