☁️
Tiranë 11°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 98.69 ▼1.43%
ARI 4,782 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,253 ▲ +0.08% ETH $2,150 ▲ +2.45% XRP $1.3507 ▲ +0.93% SOL $81.3400 ▼ -1.66%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 98.69 ▼1.43 % ARI 4,782 ▼0.64 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 98.69 ▼1.43 % ARI 4,782 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Turistët “shpartallojnë” euron, zbret në nivelin më të ulët në 11 vjet

Në bregdet, apo në qendrat e qyteteve kryesore është vështirë që të mos gjesh turistë, që vitet e fundit kanë zbuluar sekretin e fundit të Europës, Shqipërinë. Të dhënat e INSTAT tregojnë se në katër muajt e parë të vitit kanë hyrë në vend mbi 1 milionë të huaj, me rritje 7.4% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në maj dhe qershor numri i tyre është shtuar më shumë, për shkak të sezonit të verës, teksa operatorët turistikë pohojnë se hotelet në Golem, ku është fluksi më i madh i të huajve, kryesisht polakë, çekë, nordikë, gjermanë, janë të prenotuara deri në tetor. Eurot e turistëve është nja nga faktorët që po ndikojnë në nënçmimin e monedhës së përbashkët në Shqipëri. Euro ka filluar të nënçmohet me shpejtësi pas përfundimit të muajit të Ramazanit. Pas festës së Bajramit, pati prurje të turistëve nga vendet e rajonit, dhe jo vetëm, të cilët po rrisin ofertën në valutë.

Euro e nisi edhe këtë javë duke humbur pikë përkundrejt lekut. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro u këmbye sot me 121.6 lekë. Monedha e përbashkët nuk kishte prekur këto nivele të ulëta që prej korrikut të 2008-s, duke shënuar kështu rekordin më të ulët në 11 vitet e fundit. Që prej fillimit të këtij muaj euro ka humbur 1 pikë përkundrejt lekut.

Sipas ekspertëve të tregut të këmbimit valutor, arsyeja tjetër e nënçmimit të euros këto ditë lidhet me afrimin e datave për të shlyer detyrimin e TVSH-së dhe të sigurimeve nga bizneset.

Prurjet e të huajve

Edhe të huajt që vijnë në vend për arsye turistike, pune e biznesi, apo dhe për turizëm shëndetësor, po sjellin gjithnjë e më shumë valutë në vend.
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se shpenzimet e të huajve në vendin tonë arritën në 348 milionë euro për periudhën janar-mars, duke shënuar një nivel rekord të pas viteve ’90. Në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, shpenzimet e të huajve kanë shënuar rritje prej 5.1%, ndërsa në krahasim me 2013-n, pothuajse janë dyfishuar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.