Ekonomia
Turizëm: Hiqen vizat për shtetasit kinezë gjatë sezonit turistik
March 27, 2018
0 Less than a minute
Shqipëria njoftoi heqjen e vizave për shtetasit kinezë gjatë sezonit turistik. Qeveria shqiptare vendosi që për periudhën 1 prill deri më 31 tetor 2018, shtetasit me pasaporta të zakonshme nga nëntë vende, duke përfshirë Kinën, mund të hyjnë pa viza në Shqipëri, por periudha e qëndrimit nuk mund t’i kalojë 90 ditët.
Sipas marrëveshjes dypalëshe midis Kinës dhe Shqipërisë, të dyja vendet kishin hequr më parë vizat për mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe të shërbimit. Në gusht 2016, Kina dhe Shqipëria nënshkruan gjithashtu një memorandum mirëkuptimi për të thjeshtuar procedurat e vizave, duke dhënë viza me afat deri në 5 vjet për shtetasit e të dy vendeve me pasaporta të zakonshme për qëllime biznesi, turizmi dhe vizita familjare.