☁️
Tiranë 16°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,580 ▲0.79%
DOW 46,667 ▲0.7%
NASDAQ 21,825 ▲1.08%
NAFTA 99.24 ▼2.11%
ARI 4,767 ▲1.89%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,373 ▲ +1.71% ETH $2,120 ▲ +2.53% XRP $1.3531 ▲ +2.16% SOL $83.0400 ▲ +1.75%
S&P 500 6,580 ▲0.79 % DOW 46,667 ▲0.7 % NASDAQ 21,825 ▲1.08 % NAFTA 99.24 ▼2.11 % ARI 4,767 ▲1.89 % S&P 500 6,580 ▲0.79 % DOW 46,667 ▲0.7 % NASDAQ 21,825 ▲1.08 % NAFTA 99.24 ▼2.11 % ARI 4,767 ▲1.89 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Bota

Turqi, bastisje të policisë ndaj grupeve mediatike opozitare

Policia turke ka bastisur këtë të mërkurë zyrat e një kompanie mediatike opozitare, disa ditë përpara zgjedhjeve, në atë që cilësohet si fushatë goditëse ndaj kompanive të lidhura me klerikun turk në ekzil, Fethullah Gulen, njëkohësisht edhe armiku më i madh i Presidentit Recep Tayyip Erdogan.

Pamjet televizive tregojnë për grindje të shumta të ndodhura mes njerëzve përkrahës të medias dhe policisë, teksa kjo e fundit ka përdorur ujëhedhëset për të shpërndarë dhjetëra njerëz të mbledhur përpara zyrave të Kanalturk dhe televizionit Bugun në Stamboll.

Grupi mediatik zotërohet nga “Koza Ipek Holding”, e cila ka lidhje me predikuesin islamik Fethullah Gulen. Autoritetet turke morën kontrollin e mbi 22 kompanive të kontrolluara prej “Koza Ipek”, pas një hetimi të pretenduar për parregullsi financiare, përfshi edhe dyshimin se ishin financuar nga Gulen. Megjithatë, media në fjalë mohon të ketë shkelur ligjin apo të ketë ndonjë parregullsi.

Erdogan ka nisur prej kohësh një fushatë denigruese dhe zaptuese ndaj interesave që u përkasin ndjekësve të Gulenit tepër influencues në politikën vendase, kryesisht në polici dhe drejtësi, dikur aleat i flaktë i Presidentit turk, pasi policë dhe prokurorë që kishin simpati për klerikun që jeton në SHBA kishin nisur një hetim për korrupsion ndaj njerëzve të afërt me Erdoganin në vitin 2013.

Ndërkaq, veprime të tjera ligjore janë parashikuar kundër mediave opozitare, përfshi edhe gazetën nacionaliste “Sozcu”, pas votimeve të zgjedhjeve parlamentare, tha Aydin Unal, një ligjvënës i partisë në pushtet “AK”.

“Pas zgjedhjeve të 1 nëntorit, do t’i vendosim përgjegjësit përpara drejtësisë. Gazeta Sozcu na ka fyer përditë”, tha Unal, një ish-këshilltar i Erdoganit. “Ka ende shumë presion ndaj Turqisë. Nëse themi diçka, bota na akuzon për ndërhyrje në media, ndaj dhe nuk jemi në një pozicion të rehatshëm për momentin, por pas 1 nëntorit do të përballemi me të gjithë kundërshtarët”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.