Lira turke ra me thuajse 30% kundër dollarit në vitin e kaluar dhe është në rënie me 8% deri më tani për 2019-ën, pavarësisht rënies së inflacionit. Ndërkohë që ekonomia po rimëkëmbet, përpjekja e bankave për të pastruar 20 miliardë dollarë kredi të këqija ngeci gjatë verës, ndërkohë që planet fillestare u refuzuan.
Agjencia e Rregullimit dhe Mbikqyrjes Bankare bëri të ditur se norma e mjaftueshmërisë së kapitalit (CAR) do të bjerë me 50 pikë bazë, në 17.7%, për shkak të urdhrit për kreditë jo-performuese. Agjencia deklaroi se bankat kanë rritur kapitalin bazë dhe sekondarë me 8.6 mld dollarë. Sipas studimeve, industria qëndron në formë dhe struktura aktuale e kapitalit ndodhet në një nivel që mund të përballojë lehtësisht rreziqet e bazuara te cilësitë e aktiveve.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.