Tushemishti, me potencialin turistik, pasuri botërore e UNESCO-s
Tushemishti me potencialin e tij turistik shumë shpejt me vlerat e natyrës dhe liqenit do mund të jenë pjesë e zonës se mbrojtur, pasuri botërore UNESCO.
Ministria e Kulturës Elva Margariti tha: “Drejt fshatit të Teto Ollgës jo vetëm për ushqimet që fillojnë me mbretin e Liqenit, koranin, legjendat e fshatit thonë që vetë mbretëresha e Anglisë, Elisabeta e kishte shumë për zemër. Për lakrorin në saç, për qullnikun, po edhe për çupat e djemtë që po rikthejnë turizmin në Tushemisht”.
”Programi 100 Fshatrat ka nisur detajimin e hapave për të rikthyer vëmendjen drejt Tushemishtit dhe manaxhimin e tij si destinacion turistik. Shumë shpejt vlerat e natyrës dhe liqenit do mund të jenë pjesë e zonës se mbrojtur, pasuri botërore UNESCO”, tha Margariti.