🌧️
Tiranë 10°C · Shi i lehtë 02 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,506 ▼0.13%
NASDAQ 21,878 ▲0.17%
NAFTA 111.53 ▲11.4%
ARI 4,695 ▼2.45%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,879 ▼ -1.92% ETH $2,064 ▼ -3.67% XRP $1.3069 ▼ -3.31% SOL $78.8200 ▼ -6.03%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,506 ▼0.13 % NASDAQ 21,878 ▲0.17 % NAFTA 111.53 ▲11.4 % ARI 4,695 ▼2.45 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,506 ▼0.13 % NASDAQ 21,878 ▲0.17 % NAFTA 111.53 ▲11.4 % ARI 4,695 ▼2.45 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Sporti

U eliminua nga Botërori, Zvicra gjen fajtorët…

Kur nuk e ke luksin për të kërkuar përjashtimin e lojtarëve që zhgënjyen në përballje vendimtare, gijotina e fajit edhe në futboll bie mbi kokën e trajnerëve.
Te Zvicra po synojnë të gjejnë një fajtor për eliminimin nga Botërori pas humbjes ndaj Suedisë, çka i dha fund një turneu gjithsesi pozitiv për përfaqësuesen helvetike.

“Petkoviç nuk është më një zgjidhje!”. Kështu mendojnë ekspertët e futbollit zviceran që edhe pse i japin trajnerit të kombëtares meritat se krijoi një grup cilësor, nuk janë të bindur se ai mund të bëjë kërcimin e klasit, aq sa të çojë helvetikët të paktën në 4 më të mirët e botës.

Vladimir Petkovic e ka menaxhuar jo keq trashëgiminë e Otmar Hitzfeld në 4 vitet e kaluara, duke kualifikuar ekipin në fazën finale të Europianit dhe Botërorit. Por ai nuk cilësohet si një trajner për momente të mëdha, për ndeshje vendimtare dhe për të ndryshuar fytyrën në lojë e sipër, siç kërkohej fatalisht me nordikët. Taktikisht ai dështoi ndaj Suedisë, dhe nuk kishte asnjë recetë qoftë edhe për të barazuar gjysmë golin e Forsberg. Një pjesë të fajit mediat po e kërkojnë dhe te festa me shqiponjë.

Atë që zviceranët po e quajnë incident, shkaktoi dëme jo vetëm me tifozët por edhe në dhomat e zhveshjes. Xhaka dhe Shaqiri ishin pasionantë me Serbinë, por të fishkur në ndeshjen edhe më të rëndësishme, madje psikologjikisht të lodhur. Për këtë dhe shumë të tjera, opsioni për të shkarkuar Petkovic mund të bëhet real para nisjes së ndeshjeve në Ligën e kombeve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.