🌤️
Tiranë 15°C · Kryesisht kthjellët 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,569 ▲0.36%
DOW 51,787 ▼0.38%
NASDAQ 25,372 ▲0.83%
NAFTA 96.22 ▲0.14%
ARI 4,041 ▲2.56%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $78,470 ▲ +2.46% ETH $2,327 ▲ +3.29% XRP $1.2812 ▲ +2.32% SOL $93.4200 ▲ +1.88%
S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 96.22 ▲0.14 % ARI 4,041 ▲2.56 % S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 96.22 ▲0.14 % ARI 4,041 ▲2.56 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Kronika

U vra me thikë nga një 29-vjeçar në Ksamil, del fotoja e 20-vjeçarit portugez

Ky që po shihni në foto është shtetasi portugez rreth 20-vjeç, Luis Miguel Varela Mendes, i cili u gjet i vdekur në orët e para të mëngjesit të së martës në Ksamil, pas një konflikti që ka degraduar në përdorimin e thikës nga një 29-vjeçar, Sokrat Vata.

Sipas raportimeve, molla e sherrit mes palëve dyshohet të ketë qenë ngacmimi i një vajze nga ana e viktimës, i cili ndodhej në shoqërinë e disa të huajve të tjerë. Gjatë këtij konflikti me mjete prerëse, përveç 20-vjeçarit që humbi jetën, ka mbetur i plagosur në këmbë edhe një tjetër shtetas i huaj që ndodhej me viktimën.

Pas ngjarjes së rëndë, 29-vjeçari, i cili punonte si bodigard, është ndihmuar për t’u larguar nga Ksamili nga dy turq, një djalë dhe një vajzë, të cilët e futën atë në bagazhin e makinës. Mirëpo, arratisja e tij u ndërpre, pasi, siç raportohet, policia e ka vendosur telefonin në përgjim dhe, përmes gjurmimit të valëve, lokalizoi lëvizjen e mjetit.

Makina u ndalua në Fier, ku efektivët bënë të mundur prangosjen e autorit të fshehur në bagazh dhe shoqërimin e dy shtetasve turq.

Përveç 29-vjeçarit, i cili dyshohet se është autori i vrasjes, policia deri tani ka arrestuar 11 persona të tjerë dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.