Sporti
UEFA gjobit me 50 mijë FSHF-në për ndeshjen me Armeninë
Komisioni i Disiplinës së UEFA-s ka gjobitur Federatën Shqiptare të Futbollit me 50 mijë euro për ndeshjen Shqipëri-Armeni, e fituar 2-1 nga kuqezinjtë e De Biazit.
Shkak për këtë gjobë janë parrullat raciste të tifozëve shqiptarë dhe hedhja e fishekzjarreve në fushë.
Pas këtij vendimi, Federata Shqiptare e Futbollit ka kërkuar mirëkuptim dhe më shumë sensibilizim nga tifozët kuqezi, në mënyrë që në ndeshjet e ardhshme të mos kryejnë të tilla gjeste, që dëmtojnë imazhin e Shqipërisë dhe sigurisht edhe financat e Federatës.
Në një komunikatë për shtyp, FSHF ka theksuar se ato shuma të mëdha gjobash mund të shfrytëzohen shumë mirë në infrastrukturën sportive, zhvillimin e futbollit dhe në rritjen e cilësisë sportive.