UEFA ka hapur hetim ndaj kombëtares së Anglisë, pas përdorimit të lazereve nga fansat, në drejtim të portierit danez Kasper Shmajhel, gjatë ekzekutimit të penaltisë. Gjyqtari kryesor akordoi penallti në favor të Anglisë në minutën e 103-të të takimit në stadiumin “Uembli”. Dhe teksa Hari Kejn po bëhej gati ta ekzekutonte 11 metërshin, tifozët anglezë penguan me lazerë, portierin danez Kasper Shmehel. Ky i fundit priti goditjen e Kejnit, por sulmuesi anglez realizoi nga topi i kthyer. Federata e Futbollit të Anglisë poashtu është duke u hetuar për zhurmën e tifozëve gjatë intonimit të himnit danez, si dhe për fishekzjarret në stadium.