🌤️
Tiranë 15°C · Kryesisht kthjellët 10 April 2026
S&P 500 6,825 ▲0.62%
DOW 48,186 ▲0.58%
NASDAQ 22,822 ▲0.83%
NAFTA 99.59 ▲1.76%
ARI 4,779 ▼0.82%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
₿ CRYPTO
BTC $71,730 ▲ +0.99% ETH $2,187 ▲ +0.19% XRP $1.3398 ▲ +0.54% SOL $83.2100 ▲ +0.95%
S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 99.59 ▲1.76 % ARI 4,779 ▼0.82 % S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 99.59 ▲1.76 % ARI 4,779 ▼0.82 %
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
10 Apr 2026
Breaking
Bota

“Universitetet, fortesa e partisë”

Autoritetet kineze duhet të intensifikojnë kontrollin ideologjik mbi fushën akademike dhe të shndërrojnë universitetet në fortesa të Partisë Komuniste. Kështu deklaroi presidenti kinez Xi Jinping gjatë një fjalimi të rëndësishëm para krerëve të partisë dhe shefave të universiteteve në një kongres dyditor për punën ideologjike dhe politike.

“Arsimi i lartë duhet t’i përmbahet orientimit të saktë politik. Universitetet duhet të shndërrohen në fortesa që përkrahin lidershipin e partisë dhe edukimi politik duhet bërë më tërheqës”, urdhëroi presidenti.

Ekspertët thonë se fjalët e tij janë tregues të fazës më të fundit të fushatës së ndërmarrë nga Pekini zyrtar për të nënshtruar çdolloj opozite. Presidenti Xi tha se mësuesit dhe pedagogët duhet të jenë përhapës të ideologjisë së përparuar dhe mbështetës të palëkundur të sundimit të partisë.

Duke i bërë jehonë një fjalimi të vitit 1932 nga Jozef Stalin, presidenti kinez i tha publikut të tij se mësuesit janë inxhinierët e shpirtit njerëzor dhe misioni i tyre i shenjtë është të ndihmojë studentët të përmirësojnë aftësitë e tyre ideologjike, ndërgjegjësimin politik, karakteristikat moral dhe cilësitë njerëzore.

Sipas Xi Jinping, autoritetet e partisë duhet të rrisin kontaktet me intelektualët në universitete, të bëhen miq me ta dhe t’i dëgjojnë, në mënyrë që politikat edukative të partisë të implementohen plotësisht.

Analistëtt thonë se prej kohësh njerëzit në sistemin arsimor të Kinës e kanë marrë mesazhin që të kenë kujdes, por fjalët e presidentit janë sinjal se gjërat po shkojnë në nivelin tjetër.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.