Tiranë 14°C · Pjesërisht vranët 30 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.32 ▲1.69%
ARI 4,566 ▲0.92%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,520 ▲ +1.34% ETH $2,055 ▲ +2.78% XRP $1.3510 ▲ +1.17% SOL $84.1300 ▲ +2.17%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.32 ▲1.69 % ARI 4,566 ▲0.92 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.32 ▲1.69 % ARI 4,566 ▲0.92 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Zgjedhjet lokale 2015

Veliaj: Banesa sociale dhe ushqim për të pastrehët

Kandidati i majtë për Tiranën, Erion Veliaj ka zhvilluar paraditen e së martës një takim me banorët e zonës Don Bosko, në kryeqytet.

Në fjalën e tij, Veliaj e ka vënë theksin tek shtresat në nevojë, që sipas tij, ende detyrohen të flenë rrugëve dhe të vuajnë mungesën e ushqimeve.

Ai ka premtuar se në mbledhjen e parë të Këshillit të ri Bashkiak do të mundësojë strehimin në banesa sociale për qindra familje.

“Është e pafalshmë që ende qytetarët e Tiranës flenë në rrugë. I kam kërkuar Këshillit Bashkiak që në mbledhjen e parë t’u japim 365 familjeve strehim në banesat sociale”, ka thënë Veliaj.

Kandidati i majtë ka nënvizuar se, për të arritur këtë qëllim, administrata e re e bashkisë së kryeqytetit do të vendosë kushte të posaçme për ndërtuesit.

Duke premtuar një kontratë sa më sociale me qytetarët, Veliaj ka premtuar edhe ndihmë në ushqim për shtresat në nevojë.

“Do të mundësojmë ushqim falas për shtresat në nevojë. Do të detyrojmë supermarketet e Tiranës që ushqimin e pashitur t’ua japin shtresave në nevojë”, ka vijuar Veliaj.

Disa nga pikat e kësaj kontrate, sipas tij, janë: krijimi i qendrave dhe hapësirave për të moshuarit; integrim social përmes punës në këmbim të ndihmës ekonomike; garantimi i aksesit në institucione të personave me aftësi të kufizuara; hartimi i politikave për strehimet sociale etj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.