☁️
Tiranë 30°C · Vranët 11 September 2026
S&P 500 7,592 ▼0.58%
DOW 52,064 ▼0.6%
NASDAQ 26,082 ▼0.65%
NAFTA 100.53 ▼1.9%
ARI 4,388 ▼0.44%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061
₿ CRYPTO
BTC $77,439 ▼ -0.9% ETH $2,478 ▲ +0.17% XRP $1.3536 ▼ -2.05% SOL $100.0100 ▼ -1.23%
S&P 500 7,592 ▼0.58 % DOW 52,064 ▼0.6 % NASDAQ 26,082 ▼0.65 % NAFTA 100.53 ▼1.9 % ARI 4,388 ▼0.44 % S&P 500 7,592 ▼0.58 % DOW 52,064 ▼0.6 % NASDAQ 26,082 ▼0.65 % NAFTA 100.53 ▼1.9 % ARI 4,388 ▼0.44 %
EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061
11 Sep 2026
Breaking
Ekonomia

Veliaj viziton bizneset që përfituan nga Fondi i Nxitjes së Punësimit ne Gjirokaster

-Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, e ka nisur nga qyteti i Gjirokastrës turin “Punë e mbarë”, një nismë vizitash në të gjitha ato biznese që përfituan nga Fondi i Nxitjes së Punësimit duke punësuar më shumë se 3 mijë njerëz.

Ministri-i-Mirëqenies-Sociale-dhe-Rinisë-Erion-Veliaj-në-forumin-vjetor-të-BB-në-Brazil

Vizitën e parë, Veliaj e bëri në një biznes fason të zonës, i cili u shpall fitues për të përfituar nga fondi 2.7 milion dollarë, por që vetëm pak kohë më parë rrezikonte falimentimin.

Në fjalën e tij, ministri Veliaj u shpreh se 3 mijë shqiptarë janë sot të punësuar në biznese të ndryshme, falë suksesit dhe transparencës me të cilin u kryen aplikimet për Fondin e Nxitjes së Punësimit, ndërsa ka bërë të ditur se prej fillimit të vjeshtës, 5 milion dollarë do të shkojnë në ndihmë të biznesit fason dhe fondit të punësimit, si pjesë e paketës fason.

“Po e fillojmë nga Gjirokastra turin ‘Punë e mbarë’ për t’i treguar të gjithë shqiptarëve se kush janë përfituesit dhe 3 mijë të punësuarit nga Fondi i Nxitjes së Punësimit. Sepse taksapaguesi duhet ta dijë se kush po ndihmohet me taksat e tij”, deklaroi  Veliaj, duke vënë në dukje se Shqipëria sot është vendi më kompetitiv në rajon.Ai shtoi se, në vjeshtë, për Fondin e Nxitjes së Punësimit do të vihen në dispozicion edhe 5 milion dollarë, veçanërisht për biznesin fason, si pjesë e paketës së madhe për fasonët. “Dje në Kuvend kaloi edhe Kodi i ri Doganor dhe më vjen mirë që një pjesë e lehtësirave për biznesin fason u përfshinë në atë kod. Prandaj, ftoj të gjitha bizneset të informohen tek zyrat e punës se çfarë mund të ofrojë Fondi i Nxitjes së Punësimit”, tha Veliaj.

Turi “Punë e mbarë” do të vijojë gjatë verës edhe me vizita në biznese të tjera në të gjithë vendin. Ndërkaq, vetëm në Gjirokastër janë 152 persona të cilët janë punësuar nëpërmjet Fondit të Nxitjes së Punësimit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.