🌤️
Tiranë 11°C · Kryesisht kthjellët 26 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 101.25 ▼1.96%
ARI 4,031 ▲0.58%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
₿ CRYPTO
BTC $80,031 ▼ -0.47% ETH $2,309 ▼ -1.31% XRP $1.2915 ▼ -0.43% SOL $100.4900 ▼ -0.93%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.25 ▼1.96 % ARI 4,031 ▲0.58 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.25 ▼1.96 % ARI 4,031 ▲0.58 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
26 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Projekti madhor i pasurive të paluajtshme shtyn në rritje të fortë investimet e huaja

Tremujori i dytë i vitit i ka dhënë një shtysë të fortë rritjes së mëtejshme të investimeve të huaja direkte.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se për tremujorin e dytë 2025 vlera e investimeve të huaja direkte arriti në 741 milionë euro, në rritje me 86% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas Bankës së Shqipërisë, kjo rritje u ndikua ndjeshëm nga flukse të lidhura me një projekt të rëndësishëm zhvillimi në sektorin e pasurive të paluajtshme.

Megjithëse projekti nuk është i specifikuar, Banka Qendrore me shumë të ngjarë i referohet investimit të shumëdiskutuar në muajt e fundit, në zonën e Zvërnecit.

Në maj, sipas statistikave të tjera të bankës së Shqipërisë u shënua një rritje e fortë e depozitave në valutë. Depozitat e trasferueshme të “Korporata jofinanciare private” u rritën në maj me 152 milionë euro, ose 10% në krahasim me prillin 2026. Kjo është rritja më e madhe historike e depozitave në valutë të bizneseve që nga janari 2016, kur Banka e Shqipërisë raporton të dhënat. Kjo rritje u lidh nga aktorët e tregut me transaksionin e tokave në projektin e Zvërnecit, që u hetua dhe nga SPAK, i cili njoftoi se bllokoi një kontratë me vlerë 128 mln euro.

Rritje e pazakontë e depozitave në euro me 218 mln euro në maj, nga biznesi dhe llogari të tjera

Për të gjithë 6-mujorin e parë, vlera e përgjithshme e investimeve të huaja direkte arriti në 1.144 miliardë euro, me një rritje prej 50% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ajo që po vërehet gjithnjë e më shumë në periudhën pas pandemisë është përqendrimi në rritje i investimeve të huaja direkte në sektorin e pasurive të paluajtshme.

Për vitin e kaluar, pasuritë e paluajtshme sollën më shumë se një të tretën e investimeve të huaja direkte. Kërkesa nga jorezidentët vlerësohet se ka mbështetur në një masë të madhe rritjen e çmimeve të pasurive të paluajtshme, veçanërisht në zonat bregdetare.

Banka e Shqipërisë vlerësonte se në fund të vitit 2025 stoku i investimeve të huaja në tregun e pasurive të paluajtshme në Shqipëri arriti në 2.63 miliardë euro, në rritje me 29% krahasuar me një vit më parë. Në dekadën e fundit, stoku i investimeve të huaja në pasuri të paluajtshme pothuajse është rritur me 17 herë.

Ndërkohë, në 2026, sektori i pasurive të paluajtshme po kryeson strukturën e investimeve të huaja direkte për të pestin vit radhazi.

Projekti i përmendur nga Banka e Shqipërisë ka ndikuar ndjeshëm edhe balancat në shpërndarjen e investimeve të huaja mes flukseve të reja dhe fitimit të riinvestuar. Për tremujorin e dytë, flukset e reja, të ndikuara sidomos nga projekti në fjalë arritën në 497 milionë euro, 150% më shumë krahasuar me tremujorin e dytë të vitit të kaluar. Për 6-mujorin e parë, flukset e reja llogariteshin në 684 milionë euro, në rritje me 98% krahasuar me një vit më parë. Për këtë vit, flukset e reja përbëjnë pothuajse 60% të investimeve të huaja direkte.

Investimet e huaja direkte luajnë një rol të rëndësishëm në bilancin e pagesave, duke kompensuar deficitin e llogarisë korrente dhe nevojat e ekonomisë për valutë të huaj në importin e mallrave.

Burimi: Banka e Shqipërisë

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.