Kronika

Vendimi për ndryshimet në statutin e PD/ Reagon Alibeaj: Skandal! Do bëjmë kallëzim penal ndaj gjyqtarit

Kryetari i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj ka reaguar pasi Ivi Kaso tha se gjykata e Tiranës ka marrë vendimin që të njohë grupin e rithemelimit si organin drejtues të PD.
Alibeaj e cilësoi si një vendim në nivelet e një skandali dhe theksoi se do të bëjnë kallëzim penal ndaj gjyqtarit Agron Zhukri për shpërdorim detyre. Ndonëse Ivi Kaso tha se mund të ankimohet vetëm nga pala e grupit të rithemelimit, Alibeaj theksoi se do të bëjnë ankim pasi është vendim që prek interesat e tyre.

Alibeaj: Për mua është një vendim në nivelet e një skandali. Sic e dini ju, gjyqtari vetë ka deklaruar anësinë e vet në këtë proces gjyqësor. Pavarësisht kësaj, ka marrë në shqyrtim çështjen. Duhet të dini që PD ka bërë ankim për regjistrimin e vendimeve të datës 118 dhjetor,. Ne kemi bërë një ankim për regjistrimin e kuvendit të datës 18 dhjetor, është i fundit që PD ka realizuar, çështja është në Apel me të gjithë dosjen e provat. 

Gjyqtari i sotëm nuk ka pasur një dosje. Unë po sqaroj aspektin ligjor dhe faktik. Edhe pa pasur palë. Do të duhet të ishim dhe ne si palë. Janë këta dy elementë që i lind e drejtë për kallëzim penal për shpërdorim detyre dhe në këtë moment e kam autorizuar. Vendimi i sotëm i cili nuk është i zbardhur është ndaj të cilit ne do të ushtrojmë ankim. Një vendim edhe kur zbardhet, edhe kur nuk zbardhet ke të drejtë të paraqesësh ankim. Ju e dini mirë q vendimi merr formë të prerë vetëm kur shqyrtohet në instancë finale. Kjo është situatë, e thjeshtë në aspektin juridik për çdo pikëpyetje që ka.

Ky vendim i sotëm është i ezkekutueshëm apo jo? Kjo është pyetja. Një vendim gjykate bëhet i ekzekutueshëm kur ankimohet dhe Gjykata e Apelit e shqyrton. Për vendimin e Kuvendit të 18 dhjetorit kemi paraqitur ankim për Gjykatën e Apelit. Të presim Apelin. Kur gjykata flet, të tjerët heshtin.

E vërtetë është një gjë, bëmë kërkesë për të gjithë palët dhe po ju sqaroj që nëse është një vendim që prek interesat tona, e drejta e ankimit është e drejtë. Çdokush ka të drejtë të ankimojë, kaq e thjeshtë është.

Si do të arrini në bashkim?

Alibeaj: Sot flasim për një çështje juridike, ajo për çfarë ju folët është politike. Bashkimi është një akt politik të cilin kemi bërë hapat tonë, kërkesën tonë, kemi ecur dhe me akte konkrete, Basha është tërhequr, është e logjikshme që dhe nga pala tjetër të bëhet kjo lëvizje për tu bashkuar.

Ne do të presim Gjykatën e Apelit. E vërtetë është një gjë, ne nuk kemi qenë palë në proces, dhe vendimi është nul, e drejta e ankimimit është kushtetuese, ja kaq e thjeshtë. 

Do të jap një sqarim të fundit, sot flasim për një çështje juridike, politikisht aktet tona janë shumë të qarta, ne kemi bërë hapat tona për bashkimin, zoti Basha ka bërë hapin e vetë, presim që lëvizja përballë të jetë simetrike.

Ivi Kaso: Demokratëve i kthehet PD me logo dhe simbole të reja

Përfaqësuesi ligjor i Komisionit të Rithemelimit, Ivi Kaso bërë me dije se Gjykata e Tiranës ka marrë vendimin për të njohur grupin e rithemelimit si organin drejtues të PD. Vendimi u dha nga gjyqtari Agron Zhukri. Pas vendimit të gjykatës, Ivi Kaso ka folur për mediat duke thënë se demokratëve i kthehet PD me logo dhe simbole të reja. Sa i përket ankimimit të vendimit, u shpreh se mund të ankimohej vetëm nga pala e grupit të rithemelimit. Ivi Kaso: Gjykata sot mori vendimin dhe vendosi që tu kthente demokratëve partinë e tyre me logon dhe simbolet e reja, dhe për të marrë vendime të rëndësishme, siç ishte shkarkimi i Lulzim Bashës, mosnjohja e konstituimit të Kryesisë, njohjen e Komisionit të Rithemelimit, si i vetmi organ zyrtar i PD që e përfaqëson deri deri në Kuvendin e 30 Prillit. Është zyrtarizuar ajo që kemi thënë që në fillim. Është vendimmarrje e vonuar se duhet të ishte marrë brenda një muaji por më mirë vonë se kurrë.

Sa i ligjshëm mund të jetë ky vendim?

Ivi Kaso: Që nga data 11 dhjetor, ka vetëm një PD që përfaqësohet nga Komisioni i Rithemelimit. Kjo tashmë është e certifikuar me vendim gjykate, tu pëlqejë apo jo atyre që kanë hedhur tymnajë.Nuk ka asnjë kërkesë të ish përfaqësuesve për bashkimin e cështjes të kuvendit të korrikut me kuvendin dhjetorit. Janë 2 çështje të ndarja që gjykohen nga gjyqtarë të ndryshme. Nuk ka ende kërkesë për kuvendin e 18 dhjetorit. Nëse do të flasim për ankimin e famshëm, është paraqitur para se të niste afati ankimor.  Ky është një ankim që ka të bëjë me një çështje tjetër jo me atë të zotit Zhukri. Është ankim i paraqitur para se të fillojë afati dhe është i njëjtë me një ankim pasi mbaron afati por shqyrtohet nga Blerina Muca, nuk ka të bëjë me çështjen e sotme. Çështja e sotme nuk pengohej nga asnjë çështje tjetër.

Vendimi është dhënë sot, në momentin që merret vendimi hidhet vendimi dhe do të marrim një kopje që është vendosur regjistrimi i statutit të 11 dhjetorit, vendosjen e vulave të reja dhe të gjitha vendimmarrjeve të Kuvendit të 11 dhjetorit. Vendimi ka hyrë në fuqi. Tashmë edhe juridikisht, selia e PD do të drejtohet nga grupi i rithemelimit. Partia Demokratike, që nga dita e sotme ka vetëm një organ drejtues zyrtar që sot e thotë edhe gjykata. Nuk e kuptoj kush nuk do e zbatojë këtë vendim të gjykatës. Ka vetëm një PD dhe vetëm një simbol, një flamur e një vulë që pas Kuvendit të 11 dhjetorit i kemi depozituar.

Për aventura dhe çmendurira jashtëligjore, nuk mund të përgjigjem.

I pyetur nëse gjyqtari Zhukri e kishte marrë dosjen nga Gjykata e Apelit, Kaso tha:

“Si mund të bëhen gjyqe pa dosje. Shkoni verifikoni dhe më thoni të paktën një rast tjetër që gjykata të bëjë gjyq pa dosje. Gjykata kishte 2 dosje, jo vetëm dosjet voluminoze por edhe dosjen të regjistrit historik të PD. Të gjitha ishin në dispozicion të gjykatës. Marrëzitë për gjykime pa dosje kush i thotë le ti mbajë.”

Çfarë ndodh nëse gjykata vendos për ndryshime statutore të 18 dhjetorit?

Ivi Kaso: Nëse do të keni kuriozitetin të shihnit vendimmarrjet e rëndësishme të Kuvendit të datës 11 dhjetor, një nga vendimet ka anulimin e thirrjes së datës 18 dhjetor si i thirrur në mënyrë të paligjshme nga një kryesi e pakonstituuar. Ky vendim tashmë është regjistruar, pra dhe anulimi i Kuvendit të 18 dhjetorit. Vendimi i sotëm mund të ankimohej vetëm nga pala jonë.

VENDIMI I GJYKATËS

1.Pranimin e kerkeses se pales kerkuese Partia Domokratike e Shqiperise, perfaqesuar nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të P.D.SH.

2.Depozitimin e vendimeve te kuvendit Kombetar te PDSH duke rregjistruar ndryshimet perkatese ne regjistrin e partive politike:

Vendimin nr 1. dt.11.12.2021, me anekset bashkëlidhur Statutin e Partisë Demokratike, të Kuvendit Kombëtar të Partisë

Vendimin nr 2. dt. 11.12.2021 të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike

Vendimin nr 3. dt. 11.12.2021 të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike

Vendimin nr 4. dt. 11.12.2021 të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike

Vendimin nr 5. dt. 11.12.2021 të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike

Vendimin nr 6. dt. 11.12.2021 të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike

Vendimin nr 7. dt. 11.12.2021 të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike

3.Kunder ketij vendimi mund te behet ankim sipas ligjit.

U shpall sot me date 25.03.2022 ora 11.10

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button