Veseli: Amnesty International të sqarojë nëse Lushtakut po i shkelen të drejtat
Pas raportimeve në media se është përkeqësuar gjendja e Sami Lushtakut, i cili aktualisht është në grevë urie në burgun e sigurisë së lartë në Dyz, ka reaguar Kryeparlamentari Kadri Veseli. Ai ka kërkuar që organizata Amnesty International të sqarojë nëse janë shkelur të drejtat e Lushtakut.
Ja çfarë thotë Veseli në reagimin e tij. Jam i shqetësuar nga raportimet në media, të cilat flasin, se si pasojë e grevës së urisë, është përkeqësuar gjendja shëndetësore e z.Sami Lushtaku, Kryetar i Komunës së Skënderajt dhe ish komandant i njohur i UÇK-së.
Të drejtat dhe liritë e individit janë të pacenueshme në Republikën e Kosovës. Kërkoj nga institucionet përkatese, si dhe raportuesit e pavarur të shoqërisë civile si KMDLNJ dhe Amnesty International që të qartësojnë nëse në rastin e z.Lushtaku këto të drejta dhe liri nuk janë respektuar.