Kronika
Vetëdeklarimi i pasurisë, OFL u dërgon kërkesë Dritan Dajtit dhe Xhevdet Troplinit
February 12, 2020
0 1 minute read
Teksa vijon Operacioni Forca e Ligjit u janë dërguar kërkesat sa i takon vetëdeklarimit të pasurisë dy shtetasve të tjerë.
Saktësisht bëhet fjalë për Dritan Dajtin, me banim në Tiranë, i dënuar për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës” si dhe Xhevdet Troplini, me banim në Durrës, i dënuar për trafikim të lëndëve narkotike.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së. Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.