🌧️
Tiranë 10°C · Shi i lehtë 18 March 2026
S&P 500 6,668 ▼0.72%
DOW 46,541 ▼0.96%
NASDAQ 22,304 ▼0.78%
NAFTA 97.17 ▲1.72%
ARI 4,891 ▼2.34%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
₿ CRYPTO
BTC $71,462 ▼ -3.72% ETH $2,197 ▼ -5.56% XRP $1.4495 ▼ -4.89% SOL $89.5700 ▼ -4.95%
S&P 500 6,668 ▼0.72 % DOW 46,541 ▼0.96 % NASDAQ 22,304 ▼0.78 % NAFTA 97.17 ▲1.72 % ARI 4,891 ▼2.34 % S&P 500 6,668 ▼0.72 % DOW 46,541 ▼0.96 % NASDAQ 22,304 ▼0.78 % NAFTA 97.17 ▲1.72 % ARI 4,891 ▼2.34 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
18 Mar 2026
Breaking
Kosova

Vetëvendosje përjashton nga partia Ajnishahe Halimin dhe Arben Gecajn

Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur të përjashtojë nga organet dhe anëtarësia, Ajnishahen Halimin dhe Arben Gecjan.

vet-euml-vendosje-i-p-euml-rjashton-nga-partia-ajnishahe-halimin-dhe-arben-gecajn_hdLexoni komunikatën e plotë të Vetëvendosjes për përjashtimin e Halimit dhe Gecajt nga Vetëvendosje.

“Sot, pas pranimit të një letër-ankese është mbledhur Komisioni Disiplinor, me ç’rast ka shqyrtuar letër-ankesën ndaj anëtarëve Ajnishahe Halimi dhe Arben Gecaj. Të njëjtët janë thirrur, por nuk i janë përgjigjur ftesës së Komisionit.

Më tej, Komisioni ka vazhduar punën lidhur me shqyrtimin e pretendimeve të përfshira në letërankesën e parashtruar. Me këtë rast Komisioni erdhi në përfundim se:

-Anëtarja Ajnishahe Halimi, duke abuzuar me detyrat e besuara ka krijuar favore financiare në kundërshtim me detyrat e saj, me ç’rast ushtrimi i këtyre detyrave është bërë nën rrethanat e konfliktit të interesit.

-Po ashtu, anëtarët Ajnishahe Halimi dhe Arben Gecaj me paraqitjet e tyre publike kanë shkelur Nenin 24, paragrafi 1, Pikën c të Statutit përkitazi me respektimin e parimeve, dokumenteve themeltare të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Pikën ç lidhur me pranimin e vendimeve të shumicës dhe respektimin e mendimit ndryshe dhe pikën e, lidhur me mospërfshirjen në aktivitete apo sjellje që janë komprometuese për Lëvizjen VETËVENDOSJE! që e cenojnë imazhin e saj;

Për shkak të këtyre arsyeve, Komisioni duke u mbështetur në dispozitat e Nenit 88, Paragrafi 10 të Statutit të Lëvizjes VETËVENDOSJE! mori vendim që këtyre dy anëtarëve t’iu shqiptohet masa disiplinore nga Neni 88, Paragrafi 11, Pika ë: përjashtimi i plotë nga organet dhe anëtarësia e Lëvizjes VETËVENDOSJE!”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.