Vetingu/ KPA konfirmon në detyrë prokurorin Elvin Gokaj
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur të konfirmojë në detyrë prokurorin e Apelit të Shkodrës, Elvin Gokaj.
Në korrik të vitit 2019, prokurori Gokaj u pezullua nga detyra dhe u dërgua tek Magjistratura për program trajnues.
Gjokaj nuk ka pasur probleme me kriteret e pasurisë dhe pastërtinë e figurës, por me profesionalizimin dhe për këtë arsye KPK e dërgoi edhe njëherë në shkollën e Magjistraturës.
Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më 11 tetor seancën gjyqësore publike për çështjen që i përkiste ankimit të Komisionerit Publik dhe ankimit e kundërankimit të subjektit të rivlerësimit Elvin Gokaj, kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Përfaqësuesja ligjore, në emër të subjektit të rivlerësimit, hodhi poshtë të gjitha shkaqet e ankimit dhe i kërkoi Kolegjit mospranimin e ankimit të Komisionerit Publik dhe konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit.