⛅
Tiranë 11°C · Pjesërisht vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲0%
ARI 3,899 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,960 ▲ +0.51% ETH $2,266 ▲ +0.51% XRP $1.2522 ▼ -0.06% SOL $94.5000 ▼ -1.44%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲0 % ARI 3,899 ▲0 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲0 % ARI 3,899 ▲0 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Politika

VIDEO / Rama ndan mendimin e ekspertit izraelit: Algoritmi nxit urrejtjen dhe frikën

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit e tij një video të Yuval Noah Harari-t, një prej autorëve më të njohur në botë për analizën e teknologjisë, shoqërisë dhe ndryshimeve që sjell epoka digjitale, për atë se çfarë fuqie kanë algoritmet.

Me komentin e kryeministrit Rama, “shkurt dhe qartë për algoritmin”, videoja rikthen një temë që kreu i qeverisë e ka vendosur prej javësh në qendër të debatit politik në Shqipëri për mënyrën se si algoritmi i rrjeteve sociale angazhoi edhe protestat para Kryeministrisë.

“Algoritmet eksperimentuan miliona e miliarda njerëz si mbi kavie njerëzore, si t’i bëjmë njerëzit më të angazhuar, si t’i bëjmë njerëzit të kalojnë sa më shumë kohë në platformë dhe të reagojnë më shumë ndaj saj, p.sh. të ndajmë më shumë përmbajtjen me miqtë e tyre dhe zbuluan se mënyra më e lehtë për t’i bërë njerëzit të angazhohen është të shtypësh butonin e urrejtjes ose butonin e lakmisë, ose butonin e frikës në mendjen e tyre, në mendjen njerëzore, sepse urrejtja është jashtëzakonisht angazhuese, frika është jashtëzakonisht angazhuese. Nëse diçka kërcënon jetën tënde, menjëherë je i angazhuar. Dhe kështu ata e kanë përmbytur botën me urrejtje, frikë, zemërim, lakmi e të tjera si këto”, pohoi Harari.

Në një intervistë të fundit, edhe Rama e ka përshkruar algoritmin si një mekanizëm që nuk favorizon domosdoshmërisht të vërtetën dhe nuancën, por përmbajtjen që tërheq më shumë vëmendje.

Sipas tij, problemi qëndron edhe te mënyra se si platformat mund të amplifikojnë një mesazh, duke e bërë atë shumë më të fuqishëm se sa do të ishte në komunikimin tradicional.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.