🌤️
Tiranë 36°C · Kryesisht kthjellët 30 August 2026
S&P 500 7,712 ▼0.25%
DOW 53,560 ▼0.02%
NASDAQ 26,402 ▼0.52%
NAFTA 83.40 ▼0.16%
ARI 4,530 ▼2.88%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1607 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9375 EUR/ALL 92.2626 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3110 EUR/TRY 55.9565 EUR/JPY 185.55 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1607 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9375 EUR/ALL 92.2626 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3110 EUR/TRY 55.9565 EUR/JPY 185.55 EUR/CAD 1.6110
₿ CRYPTO
BTC $78,701 ▲ +1.34% ETH $2,468 ▲ +1.4% XRP $1.4002 ▲ +1.09% SOL $106.8900 ▲ +3.03%
S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 83.40 ▼0.16 % ARI 4,530 ▼2.88 % S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 83.40 ▼0.16 % ARI 4,530 ▼2.88 %
EUR/USD 1.1607 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9375 EUR/ALL 92.2626 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3110 EUR/TRY 55.9565 EUR/JPY 185.55 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1607 EUR/GBP 0.8562 EUR/CHF 0.9375 EUR/ALL 92.2626 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3110 EUR/TRY 55.9565 EUR/JPY 185.55 EUR/CAD 1.6110
30 Aug 2026
Breaking
Sporti

Nga Gjimshiti tek Asllani, 12 lojtarë të kombëtares shqiptare ndryshuan skuadër këtë verë

Merkatoja e kësaj vere ka qenë shumë e nxehtë për lojtarët e kombëtares shqiptare, pasi shumë prej titullarëve kuqezi kanë ndryshuar skuadër gjatë këtij sesioni të tregut të transferimeve.

Kapiteni Berat Gjimshiti largohet pas 10 viteve të kaluara tek Atalanta për të nisur një eksperiencë të re në karrierë në Arabinë Saudite, aty ky do të luajë për skuadrën Al Diriyah.

Në Superligën arabe do të luajë edhe Nedim Bajrami, që u largua nga Rangers për të vazhduar karrierën tek Al Taawoun.

Edhe Kristjan Asllani largohet nga Interi për të nisur një aventurë të re në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku do të veshë fanellën e Al Jaziras.

Mario Mitaj do të veshë fanellën e Genoas në Serie A këtë sezon, por nga kampionati italian është larguar Ylber Ramadani, që ikën nga Leçe për të luajtur në Superligën turke me skuadrën Corum FK.

Bujar Pllana është tashmë një lojtar i Grasshopper në kampionatin zviceran, ndërsa portieri Simon Simoni largohet nga Eintracht Frankfurti për të vazhduar karrierën te Luzern.

Luis Hasa do të luajë për Frosinonen në Serie A, ndërsa Mirlind Daku mbetet në kampionatin rus, por tashmë do të luajë për Spartakun e Moskës.

Skuadër këtë verë ka ndryshuar edhe Taulant Seferi, që është bërë pjesë e Kayserisporit në Ligën e parë turke.

Marash Kumbulla do të vazhdojë të luajë në LaLiga, por tashmë për Rayo Vallecanon, ndërsa Indrit Tuci do të luajë në Slloveni me Olimpija Ljubljanën.

Plot 12 lojtarë të kombëtares shqiptare ndryshuan skuadër këtë verë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.