☁️
Tiranë 11°C · Vranët 02 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 104.16 ▲4.04%
ARI 4,716 ▼2.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,857 ▼ -1.67% ETH $2,072 ▼ -1.29% XRP $1.3138 ▼ -2.07% SOL $79.0300 ▼ -5.05%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 104.16 ▲4.04 % ARI 4,716 ▼2.02 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 104.16 ▲4.04 % ARI 4,716 ▼2.02 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Kronika

Vihet nën hetim anglezja me 21.900 paund të padeklaruara në çantë, 22-vjeçari bie në pranga se tentoi të korruptonte policin me 50 € në Rinas

Njoftimi i policisë:

Rinas/ Kontrolle të shtuara për përmbushjen e kushteve për të udhëtuar në vendet e BE-së, si dhe për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Policia Kufitare e Rinasit godet një tjetër rast të mitëdhënies. Tentoi të korruptojë punonjësit e Policisë Kufitare, me qëllim lejimin për të udhëtuar drejt vendeve të BE-së edhe pse nuk plotësonte kushtet, vihet në pranga 22-vjeçari. Evidentohet dhe goditet edhe një rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi, sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 21.900 paund. Procedohet penalisht poseduesja e shumës monetare, 35-vjeçarja me shtetësi angleze.  Shërbimet e Policisë Kufitare në Rinas, në zbatim të masave parandaluese për moslejimin e udhëtimit drejt vendeve të BE-së të atyre shtetasve që nuk plotësojnë kushtet për të lëvizur në hapësirën Schengen, arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, shtetasin R. A., 22 vjeç, banues në Elbasan. Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të dokumentacionit dhe intervisitimit për qëllimin e udhëtimit në vendet e BE-së, ky shtetas, duke qenë se nuk justifikonte qëllimin e lëvizjes dhe nuk plotësonte kushtet për të udhëtuar në hapësirën Schengen, i ka ofruar punonjësit të Policisë 50 euro, për ta lejuar që të vijonte udhëtimin. Gjithashtu, shërbimet e Policisë Kufitare, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, në bashkëpunim edhe me punonjësit e Drejtorisë së Antitrafikut në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, bazuar në analizën e riskut, kanë kaluar për kontroll të imtësishëm në vijën e dytë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, shtetasen angleze J. G., 35 vjeçe. Gjatë kontrollit, kësaj shtetaseje iu gjetën në çantë 21.900 paund të padeklaruara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në përfundim të veprimeve shtetasja J. G. u procedua penalisht për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave apo sendeve me vlerë në kufi”. Policia Kufitare apelon për të gjithë shtetasit që duan të udhëtojnë drejt vendeve të BE-së, që në rast se nuk plotësojnë kushtet për të lëvizur në hapësirën Schengen, të mos ndërmarrin asnjë veprim të kundërligjshëm, pasi do përballen me ligjin.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.