🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 04 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $67,108 ▲ +0.6% ETH $2,050 ▲ +0.09% XRP $1.3096 ▼ -0.68% SOL $80.1200 ▲ +0.95%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
04 Apr 2026
Breaking
Kosova

Vilat e politikanëve dhe biznesmenëve, të sekuestruara në Brezovicë

Sekuestrimi i rreth 100 objekteve u bë me urdhër të Prokurorisë së Shtetit, pas vlerësimit të raporteve nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda në Prishtinë, Agjencia Kadastrale e Kosovës dhe Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës.

Këto institucione, pas inspektimit të objekteve të ndërtuara në Brezovicë, kanë vlerësuar se këto objekte janë ndërtuar në kundërshtim me Ligjin për Parkun Kombëtar “Sharri” dhe planin hapësinor për këtë park.

Sipas prokurorisë, objektet janë ndërtuar duke keqpërdorur detyrën zyrtare nga të pandehurit në këtë rast, me lëshimin e lejeve ndërtimore në kundërshtim me ligjet që rregullojnë Parkun Kombëtar “Sharri”, me marrje të ryshfetit, dhënie të ryshfetit, kanë degraduar mjedisin në këtë zonë, kështu që edhe objektet janë rrjedhojë e këtyre veprave penale.

Prokurori Maloku tha se të gjitha objektet e ndërtuar në zonën e dytë të Brezovicës janë sekuestruar përkohësisht.

Sipas Malokut, i cili është edhe prokuror i rastit Brezovica, në këtë zonë nuk lejohet ndërtimi.

“Këto janë kryesisht, vikend-shtëpiza apo vila. Ka qenë edhe një hotel, edhe atë e kemi sekuestruar. Ndërkaq, objektet hoteliere gjenden në zonën e tretë [të Parkut Kombëtar ‘Sharri’] dhe në ditët në vijim do të shikojmë se çfarë do të bëjmë me to”, tha Maloku.

Në mesin e objekteve të sekuestruara janë 80 objekte të ndërtuara plotësisht e disa në ndërtim e siper.

Maloku bëri të ditur se nuk mund t’i publikojnë emrat e pronarëve të objekteve të sekuestruara, por tha se pasi ata të lajmërohen tek autoritetet për të deklaruar se janë pronarë, prokuroria më pas do t’i bëjë publike emrat.

Rasti gjyqësor Brezovica është iniciuar në dhjetor të vitit 2021. Deri më tani janë arrestuar dhjetëra persona, përfshirë edhe ish-kryetari i Komunës së Shtërpcës, Bratisllav Nikolliq, por edhe zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Nikolliq, që është zyrtar i lartë i partisë kryesore të serbëve në Kosovë, Lista Serbe, dyshohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Maloku tha se lejet e ndërtimit janë lëshuar gjatë kohës sa Nikolliq ka qenë në pushtet.

“Lejet i ka dhënë komuna e Shtërpcës, Drejtoria e Urbanizmit, kryesisht kryetari, tashmë ish-kryetari, sepse pa të asnjë letër nuk është lëshuar”, tha ai.

Prokurori Maloku tha se hetimet për rastin Brezovica po vazhdojnë, duke shtuar se edhe gjatë vitit të ardhshëm do të dërgohen lëndë në gjykata për disa të dyshuar.

Brezovica vlerësohet se është një prej qendrave më të mëdha të turizmit dimëror në Kosovë dhe njihet për qendrën e saj të skijimit. Ajo gjendet në Komunën e Shtërpcës dhe bën pjesë në Parkun Kombëtar “Sharri”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.