🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 04 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $67,092 ▲ +0.67% ETH $2,051 ▲ +0.15% XRP $1.3099 ▼ -0.6% SOL $80.0800 ▲ +1.09%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
04 Apr 2026
Breaking
Kronika

Viti i ri shkollor, policia e Tiranës plan të veçantë masash

Policia e Tiranës ka hartuar një plan masash të veçantë më rastin e vitit të ri shkollor, duke synuar garantimin e rendit e qetësisë publike dhe zhvillimin normal të mësimit.

Krahas planit prej pesë pikash, janë planifikuar masa shtesë për parandalimin e ngjarjeve dhe rritjen e sigurisë në shkollat e sistemit parauniversitar dhe 9-vjeçare.

Për ditën e parë të shkollës datë 14 shtator 2015, është hartuar një plan i posacëm masash, ku përveç strukturave të rendit dhe qarkullimit rrugor, janë ngarkuar me detyra specifike edhe strukturat Kundër Krimit të Organizuar dhe atyre Kundër Krimeve ndaj Personit, me qëllim ndjekjen në vazhdimësi të problemeve të kriminalitetit, krimeve ndaj personit, kundër drogës, kundër trafiqeve të paligjshme etj.

Drejtuesit dhe shërbimet e Policisë në përmbushje të detyrave dhe përgjegjësive ligjore, përgjatë vitit, do të rrisin më tej bashkëpunimin edhe me drejtuesit e stafin pedagogjik të shkollave, Drejtoritë Rajonale Arsimore të qytetit dhe qarkut Tiranë, duke patrulluar me shpesh pranë shkollave të mesme dhe 9 – vjeçare, si dhe në vendet e akomodimit të tyre, sipas juridiksionit që ato mbulojnë.

PLANI I MASAVE

  1. Jane evidentuar të gjitha kategoritë e shkollave 9-vjeçare, te mesme,  (publike e jopublike), vendodhjet e tyre si dhe vendet e akomodimit  të nxënësve e strudentëve, që ka ne jiuridiksionin e tij secili Komisariat  Policie;
  2. Janë parashikuar takime të përbashkëta me drejtuesit e institucioneve  arsimore publike dhe të pushtetit vendor për sherbimin e  informacionit, përcaktimin e detyrave dhe masav të perbashkëta në  funksion të rritjes së nivelit të sigurisë publike;
  3. Shërbimet e Patarullave të Përgjithshme në bashkeëpumim me  shërbimet e Forcës së Posacme “Shqiponja” dhe me strukturat e  Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore do synojnë rritjen e sigurisë  rrugore dhe parandalimin e aksidenteve pranë shkollave;
  4. Kufizimin apo ndalimin e parkimit, qëndrimit dhe lëvizjes së  automjeteve në segmentet rrugore të caktuara pranë shkollave si dhe  do të merren të gjitha masat ndëshkuese për mjetet që parkohen  pranë e në afërsi të shkollave;
  5. Do të vlerësohen maksimalisht rastet e telefonatave kërcënuese, dhe  do të kerkohet nga drejtuesit e shkollave një plan evakuimi për këto  raste, por njëkohësisht do të qëndrojmë fortë dhe në rastet e njoftimeve  të rreme;

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.