Kosova

Vizioni i Rugovës kurrë nuk do të plaket

Ish Presidenti i Republikës së Kosovës dhe ish kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatmir Sejdiu, vendosi kurorë lulesh dhe bëri homazhe pranë varrit të presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, si dhe vizitoi Shtëpinë e Pavarësisë, vendin ku u themelua Lidhja Demokratike e Kosovës, njëzet e pesë vjet më parë.

vizioni-i-rugov-euml-s-kurr-euml-nuk-do-t-euml-plaket_hdMe këtë rast, Sejdiu tha se vizioni i presidenti Rugova asnjëherë nuk do të plaket, ngase ai si lider vizionar e ka ditur se çfarë duhet të bëjnë shqiptarët dhe Kosova.

“Vizioni i tij asnjëherë nuk plaket. Presidenti Rugova mbetet guri themeltar në projektimin dhe zhvillimin e idesë për liri, pavarësi dhe demokraci të Kosovës”, tha Presidenti Sejdiu, prandaj “ roli dhe lidershipi i Presidentit Rugova dhe i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, është i pazëvendësueshëm dhe me domethënie të madhe historike për Kosovën dhe shqiptarët”.

“Themelimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, para njëzet e pesë vitesh, kishte për synim Kosovën shtet të pavarur e sovran, të integruar në strukturat euroatlantike dhe në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sot të gjithë jemi dëshmitar të realizimit të misionit të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Kryetarit të saj, Dr. Ibrahim Rugova, për një shtet të lirë dhe të pavarur dhe normalisht rruga e mëtejme e zhvillimit të demokracisë në vend kërkon edhe më tepër mund dhe angazhim dhe rol prijës të LDK-së, mbështetur në atë vizion themeltar të saj. Sot, Lidhja Demokratike e Kosovës, duhet të jetë e përgjegjshme siç ishte gjithnjë, sa herë që kërkohej nga LDK-ja, që t’u printe proceseve të rëndësisë së veçantë, për shtetin e Kosovës dhe qytetarët e saj.”’ theksoi ish-presidenti Sejdiu.

Sejdiu, vizitoi edhe Shtëpinë e Pavarësisë, vendin ku pikërisht u vendosën themelet e Lidhjes Demokratike të Kosovës, më 23 dhjetor 1989.

Duke evokuar ditën e Kuvendit themelues të LDK-së në të cilin ishte edhe vet pjesëmarrës para 25 vitesh, Sejdiu theksoi: “Më 23 dhjetor 1989, në këtë vend, u mbajt kuvendi themelues i LDK-së. Para njëzet e pesë vitesh, pikërisht këtu nisi projekti madhor politik, me qëllim lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës. Normalisht, në kohë jo të lehta për Kosovën dhe për qytetarët e saj, megjithatë sot duhet t’u jemi falënderues të gjithë atyre, që punuan dhe kontribuuan në ndërtimin dhe zhvillimin e këtij projekti madhor nën lidershipin vizionar të Presidentit Rugova”

“Brenda mureve të kësaj shtëpie, që tashmë është shndërruar në muze, gjenden fakte që dëshmojnë kontributin e çmueshëm të gjithë atyre, që kontribuuan në ndërtimin dhe zhvillimin e këtij projekti, për themelimin e LDK-së, për një Kosovë të lirë, të pavarur dhe sovrane. Kjo shtëpi, me një hapësirë kaq të ngushtë, është vendi ku është bërë puna e madhe, për themelimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, për bërjen e shtetit të Kosovës”, tha Sejdiu

Related Articles

Nje koment

  1. po,pse more nuk do mplaket vizioni i kti komunisti?
    Po,cfare beri ki more jahu,a’pse ja zgjati robrin kosoves,dhe popullit?
    keni te drejte se nuk duhet plakur vizioni i tise nese nuk e kujtoim ate dusfatist e frigacak,atehere prap dote biem ne disfaten e ti,haj shiptarellat e lales.vdiq mbret rnofte mbreti,ju jeni vjeme e ndyr.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button