☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 05 Nëntor 2026
S&P 500 7,689 ▲1.58%
DOW 53,356 ▲3.03%
NASDAQ 25,737 ▲1.44%
NAFTA 88.15 ▲0.03%
ARI 4,135 ▲1.51%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
₿ CRYPTO
BTC $80,489 ▲ +2.57% ETH $2,418 ▲ +4.14% XRP $1.3236 ▲ +3.33% SOL $96.6500 ▲ +3.65%
S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 88.15 ▲0.03 % ARI 4,135 ▲1.51 % S&P 500 7,689 ▲1.58 % DOW 53,356 ▲3.03 % NASDAQ 25,737 ▲1.44 % NAFTA 88.15 ▲0.03 % ARI 4,135 ▲1.51 %
EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694 EUR/USD 1.1237 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 91.1860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5878 EUR/TRY 56.2245 EUR/JPY 177.95 EUR/CAD 1.5694
05 Nën 2026
Breaking
Politika

“Irani, financues i terrorizmit”, Balla flet për rezolutën: Po përballemi me akte armiqësore nga Tehrani

Në seancën e sotme plenare, Kuvendi i Shqipërisë pritet të diskutojë dhe të votojë një rezolutë që do të shpallë si organizatë terroriste të Gardës Revolucionare e Iranit (IRGC), si dhe Iranin shtet financues të terrorizmit.

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, deklaroi se iniciativa vjen në një kontekst të ndjeshëm për sigurinë kombëtare, duke kujtuar se vetëm pak ditë më parë Kuvendi ishte shënjestër e një sulmi kibernetik.

“Sot nuk kemi të bëjmë me incidente të zakonshme teknologjike, por me akte armiqësore që synojnë destabilizimin e institucioneve demokratike dhe funksionimin normal të shtetit,” u shpreh Balla.

Sipas tij, “rezoluta synon të adresojë këtë realitet duke dënuar qartë çdo formë të mbështetjes shtetërore për terrorizmin, përdorimin e grupeve proxy për destabilizim, si dhe mjetet hibride, përfshirë sulmet kibernetike ndaj institucioneve sovrane”.

“Dokumenti i propozuar i bën thirrje qeverisë shqiptare që, në përputhje me legjislacionin vendas dhe në koordinim të plotë me aleatët ndërkombëtarë, të ndërmarrë hapat për shpalljen e Gardës Revolucionare të Iranit dhe Hezbollahut si organizata terroriste. Gjithashtu, rezoluta synon forcimin e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë në luftën kundër terrorizmit, duke përfshirë si strukturat shtetërore ashtu edhe rrjetet që operojnë në mbështetje të tyre”, u shpreh Balla.

Ky i fundit u shpreh i keqardhur për mungesën e opozitës në seancën ku pritet të votohet rezoluta.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.