☁️
Tiranë 11°C · Vranët 02 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 98.47 ▼1.65%
ARI 4,814 ▲0.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,439 ▲ +0.67% ETH $2,153 ▲ +2.5% XRP $1.3533 ▲ +0.96% SOL $81.4800 ▼ -1.83%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 98.47 ▼1.65 % ARI 4,814 ▲0.02 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 98.47 ▼1.65 % ARI 4,814 ▲0.02 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
02 Apr 2026
Breaking
Politika

Vizitë lamtumire në Ballkan/ Nga Beogradi në Tiranë, zbulohet agjenda e kancelares Angela Merkel

Më 14 shtator Kancelarja do të takojë krerët e qeverive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në kryeqytetin shqiptar Tiranë. Më parë ajo do të qëndrojë në Beograd.

Siç njoftoi zëdhënësja e qeverisë gjermane, Martina Fietz, Kancelarja do të takojë në Beograd edhe përfaqësues të shoqërisë civile nga  gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në Tiranë, përveç kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ajo do të takojë në biseda dypalëshe edhe krerët e qeverive të Bosnje-Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut.

Tregu i Përbashkët Rajonal

E pyetur nga DW për pritshmëritë e kancelares në këtë udhëtim, zëvendëszëdhënësja e qeverisë gjermane, Martina Fietz, theksoi se Kancelarja do të bisedojë për “Tregun e Përbashkët Rajonal.” Ajo kujtoi se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor janë zotuar në konferencën e tyre të fundit virtuale drejtuar nga kancelarja Merkel, më 5 korrik të këtij viti, se do të angazhohen për implementimin e saj.

Fietz tha se kjo do të jetë temë e bisedave, pa hyrë më tej në hollësi për qëndrimin e kancelares rreth nismës më të fundit të tre liderëve ballkanikë, Rama, Zaev, Vuçiq, të quajtur Open Balkan. /DW/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.