Kronika

Vlorë, pranga 34-vjeçarit që i shpëtoi operacionit antidrogë 3 ditë më parë

Policia e Vlorës arrestoi 34-vjeçarin, Florenc Proko, i shpallur në kërkim si pjesë e një grupi organizator trafiku lëndësh narkotike.

Proko, banues në Gjirokastër, u shpëtoi efektivëve të policisë gjatë operacionit të ndërmarrë tri ditë më parë, ku u sekuestruan 25.5 kg hashash i përpunuar “çokollatë” dhe ku u arrestuan dy shtetasit, Alsid Cani dhe Fajton Rexho.

34-vjeçarui u arrestua në Gjirokastër në bashkëpunim me policinë e këtij rrethi, ndërkohë që u sekuestrua automjeti tip “BMw X5”, i braktisur prej tij në Borsh.

Operacioni i tri ditëve më parë, i koduar “Qeparoi” u ndërmor nga strukturat e Policisë së Vlorës pas informacioneve të siguruara në rrugë operative për trafik lëndësh narkotike.

Në kërkim vazhdon të jetë shtetasi E. Çuni.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button