🌧️
Tiranë 10°C · Shi i lehtë 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,624 ▼ -0.29% ETH $2,053 ▼ -0.98% XRP $1.3178 ▲ +0.25% SOL $79.1900 ▲ +0.06%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Kronika

Vlorë, vodhi 6.2 milionë lekë, arrestohet ish-punonjësja e Postës Shqiptare

Policia e Vlorës ka arrestuar punonjësen e Postës Shqiptare në Novoselë, pasi ka arritur të vjedhë  6.200.000 lekë të reja, rreth 210 abonentëve të OSHEE-së. Burimet zyrtare bëjnë me dije se Luiza Mbyeti, 50 vjeç ka ushtruar detyrën e arkëtares  pranë Postës  Shqiptare Vlorë, Filiali Novoselë për periudhën  dhjetor 2002 – gusht 2009.

Gjatë kësaj periudhe kohore ajo ka përvetësuar pagesat e energjisë elektrike që abonentët e OSHEE-së paguanin pranë Zyrës Postare Novoselë. Ndonëse vuloste dhe nënshkruante librezat e energjisë elektrike të abonentëve të OSHEE, ajo nuk e pasqyronte në listat e arkëtimeve të pagesave të energjisë elektrike por i merrte paratë për vete. Në kuadër të hetimeve të Krimit Ekonomik e Financiar rezulton se ky veprim i paligjshëm ka dëmtuar 210 abonentë të OSHEE-së Komuna Novoselë, ku të gjithë vërtetohen me librezat e energjisë elektrike dhe vërtetimet e debisë të lëshuara nga OSHEE.

Arrestimi i saj u krye në hyrje të qytetit të Vlorës, ku po lëvizte me bashkëjetuesin e saj me automjetin e tyre, nga Specialistët e Krimit Ekonomik e Financiar. Kjo shtetase është shpallur në kërkim që prej datës 10 Qershor 2015 dhe menjëherë i është vendosur masa e sigurisë “Arrest në Burg” për veprën penale “Vjedhja e kryer për shkak të detyrës”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.