🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 04 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $67,037 ▲ +0.28% ETH $2,048 ▼ -0.16% XRP $1.3088 ▼ -0.56% SOL $79.7000 ▼ -0.21%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
04 Apr 2026
Breaking
Kosova

Von der Leyen: Kosova i meriton vizat, i keni përmbushur të gjitha standardet

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen tha sot se Bashkimi Evropian nuk do të dorëzohet dhe qëndron i bashkuar në luftën ndaj krizës energjetike.

Në një konferencë të përbashkët për mediet me Presidenten Vjosa Osmani, në Prishtinë, Von der Leyen tha se “Bashkimi Evropian asnjëherë nuk do të dorëzohet, jemi këtu së bashku sepse jemi një bashkim energjetik”.

“Jemi krah për krah me ju, me unitet dhe solidaritet do ta trajtojmë këtë krizë. Për ju është me rëndësi të keni qasje në blerje të gazit, duhet t’i bashkoheni edhe përpjekjeve për blerje të gazit, do të përfitoni edhe nga propozimet dhe diskutimet ligjore që i kemi në BE lidhur me tavanin për çmime të gazit. Po përpiqemi që te çmimet të mos shkojnë shumë larg meqë jemi një union energjetik dhe ju do të përfitoni nga kjo”, u shpreh ajo.

Presidentja e KE-së tha se “ne do t’ ju japim një grant prej 75 milionë euro për të mbështetur menjëherë bizneset dhe ekonomitë familjare të cenueshme”.

Von der Leyen nënvizoi se Kosova do të përfitojë edhe nga ndihma e BE-së për rajonin nga shuma prej 500 milionë euro.

Ajo gjithashtu përsëriti qëndrimin e Komisionit për liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Kosova i meriton vizat, i keni përmbushur të gjitha standardet. Tani kemi rikonfirmuar që i keni plotësuar të gjitha, detyra jonë është të bindim tërë Këshillin Evropian, shumica janë në anën tuaj. Kërkohen shumë përpjekje diplomatike dhe sqarime, mund të llogarisni tek ne në Komision sepse ne do të bëjmë çdo gjë që t’ ju ndihmojmë në këtë drejtim”, tha ajo.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.