☁️
Tiranë 11°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 98.91 ▼1.21%
ARI 4,817 ▲0.08%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,126 ▼ -0.23% ETH $2,141 ▲ +1.71% XRP $1.3483 ▲ +0.56% SOL $81.2600 ▼ -2.29%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 98.91 ▼1.21 % ARI 4,817 ▲0.08 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 98.91 ▼1.21 % ARI 4,817 ▲0.08 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Vonesa e kësteve, shtohen kreditë e këqija

Bankat / Në korrik 2014, niveli rekord i huas me probleme

 

bankatNiveli i kredive të këqija ka kapur nivelin më të lartë qysh nga viti 2001, me gjithë rezultatin pozitiv në të ardhurat e bankave. Sipas statistikave të publikuara dje nga Shoqata Shqiptare e Bankave, kredia me probleme në fund të muajit korrik arriti në 24.9% të totalit të huas së dhënë. Ndërsa në muajin qershor 2014, kredia e keqe ishte 24.1% e totalit. Ndërkaq, huat e konsideruara të humbura kapin nivel rekord të dekadës së fundit, duke arritur në gati 490 milionë euro, që është rreth 50% e huas që nuk po kthehet. Ky trend pritet të frenojë kredidhënien, e cila u gjallërua në muajin maj dhe qershor. Kredia e re e shitur nga bankat në muajin korrik kap vlerën mbi 22,5 miliardë lekë. Fitimi i sistemit bankar për shtatë muajt e vitit arriti në afro 5.7 miliardë lekë, me gjithë shtesën e kredisë së keqe. Fitimet reflektojnë edhe shkallën më të ulët të provigjioneve (fondet për kreditë me probleme), që rëndonin më parë bilancet e bankave. Kjo erdhi si pasojë e masës së ndërmarrë nga qeveria dhe banka qendrore për fshirjen nga bilancet të kredive të këqija të humbura. Sipas të dhënave nga Shoqata Shqiptare e Bankave, fitimi u rrit me më shumë se dy miliardë lekë në muajin korrik krahasuar me të dhënat e fundit të muajit qershor. Për korrikun kreditimi iu rikthye rritjes vjetore, pas 12 muajsh në rënie. Treguesi i mjaftueshmërisë së kapitalit është në nivelin 17.5%, kur kërkesa minimale rregullatore është më e ulët. Në korrik, rritja e huave e problemeve ka ardhur nga zgjerimi i huave nënstandarde (kategoria e parë kur një kredi fillon e konsiderohet problematike), që u rrit me 8% në vlerë absolute, në 45 miliardë lekë apo rreth 33% të totalit. Kjo tendencë tregon se huat standarde dhe ato në ndjekje (deri në tre muaj vonesë), po vazhdojnë të përkeqësohen. Stoku i huave standarde (deri në një muaj vonesë), u ul me 1.2% në vlerë absolute. Ndërkohë, huat e humbura, që bankat nuk kanë shpresë se do t’i marrin ndonjëherë, frenuan rritjen në korrik, megjithatë ato përbëjnë gati gjysmën e portofolit të kredive me probleme, duke rezultuar në 68 miliardë lekë në korrik. Në raport me stokun total të kredive, huat e humbura zënë rreth 12% në korrik 2014, sipas të dhënave nga Shoqata e Bankave. Sistemi bankar shqiptar ka një strukturë të diversifikuar aktivesh, ku, veç kredive, një pjesë të lartë zënë investimet në bono dhe obligacione. Bankat, në vitet e krizës, e kanë konsideruar investimin në letrat me vlerë të qeverisë, një mjet të garantuar fitimi. Në datën 18 shtator 2014, zhvillohet ankandi i radhës, ku Banka e Shqipërisë shet 5 miliardë lekë obligacione 2-vjeçare me kupon indikativ 4.84%.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.