🌦️
Tiranë 12°C · Rrebesh i lehtë 17 May 2026
S&P 500 7,409 ▼1.24%
DOW 49,526 ▼1.07%
NASDAQ 26,225 ▼1.54%
NAFTA 101.02 ▲4.23%
ARI 4,562 ▼2.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1632 EUR/GBP 0.8721 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5425 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4070 EUR/TRY 53.0027 EUR/JPY 184.55 EUR/CAD 1.5985 EUR/USD 1.1632 EUR/GBP 0.8721 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5425 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4070 EUR/TRY 53.0027 EUR/JPY 184.55 EUR/CAD 1.5985
₿ CRYPTO
BTC $78,083 ▼ -1.29% ETH $2,181 ▼ -2.09% XRP $1.4140 ▼ -1.44% SOL $86.2900 ▼ -3.32%
S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 101.02 ▲4.23 % ARI 4,562 ▼2.63 % S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 101.02 ▲4.23 % ARI 4,562 ▼2.63 %
EUR/USD 1.1632 EUR/GBP 0.8721 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5425 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4070 EUR/TRY 53.0027 EUR/JPY 184.55 EUR/CAD 1.5985 EUR/USD 1.1632 EUR/GBP 0.8721 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5425 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.4070 EUR/TRY 53.0027 EUR/JPY 184.55 EUR/CAD 1.5985
17 May 2026
Breaking
Opinion

Vuajtjet e Gazmend Bardhit, duke kaluar gardh më gardh

Nga MERO BAZE

Vuajtja më e madhe e Gazmend Bardhit këto tre vitet e fundit ka ardhur pikërisht ngaqë nuk e ndan mendjen me kë është. Më 2022, ishte “Vrana Konti” i Shqupit kundër hordhive turke të Saliut dhe ai u detyrua t’i përmendte se ishte autor i vrasjes së Pjerin Xhuvanit në Elbasan dhe duhet të mbajë përgjegjësi.

Më 2023, në pranverë ishte armik i deputetëve që ikën nga Basha tek Berisha pas zgjedhjeve lokale, të cilët tani janë më shumë se gjysma e grupit parlamentar.

Në vjeshtë pastaj u bë armik i Lulzim Bashës, pse ky i fundit nuk u soll mirë në mbledhje dhe vuri shoferin t’i shante në korridor.

Në fillim të janarit 2024 e qetësoi Damiani duke e marrë në një udhëtim në SHBA tek këto kafetë e mëngjesit të Mediut dhe u rikthye tek Rrugica e Shpresës për t’i treguar Berishës që po i sjell të fala nga SHBA.

Deri atë ditë ishte aleat i madh i SPAK, po prej asaj dite ishte armik i SPAK në raport me çështjen e Berishës.
Tani sot e pashë të lumtur dhe ishte bërë prapë me SPAK.

Tani lëvizjet e Gazit në raport me grupin e Berishës dhe SPAK ndërrojnë aq shpejt sa, po t’iu numërosh, ndjen turbullirë sikur të zë makina. Prandaj është lajm i mirë që sot është me SPAK. Do Zoti dhe shtyn ca kohë derisa të shkojë prapë në Kuvend kërkesa e SPAK për Berishën për 21 Janarin. Se pastaj do kemi të njëjtin debat si më 2023, kur po merrte kthesën prapë tek Berisha.

Sot qenka përfshirë në debat me Top Channel-in rreth asaj që ka thënë prokurori Prençi në Komisionin e Mandateve dhe ka interpretuar kuptimin e fjalës “të fortë”, duke u shprehur entuziast për atë që po bën SPAK kundër Ballukut.

Madje, për të treguar që ishte i gëzuar, kishte kaluar gardh më gardh duke sulmuar edhe gazetën Tema, thjesht për qejf, pasi ne nuk jemi marrë fare me atë që është thënë brenda në mbledhje.

Me sa duket e ka lënë me traumë Zengjineja, e cila ia ka arritur të bëjë në publik “Gazin e Botës”, dhe mendon se nëse ne e bëjmë ne si gazetë personazh, bëhet prapë Gazi i Saliut. Nuk e bëjmë. Kot lodhet. Kemi Mulin më të aftë për këtë punë.

Është gjë e mirë që i kujtohemi kur është në qejf, se qejfi nuk sjell belara. Mund t’i kujtohemi kur është nervik, si për shembull në Elbasan, dhe mund të të vrasë dhe vrasësi të dënohet katër vjet.

Se kur është në qejf maksimumi mund të na kërkojë t’i bëjmë qejfin. Por edhe për këtë nuk është nevoja, pasi, siç thotë një fjalë e urtë popullore, “kur kalon gardh më gardh, do të mbetet ndonjë hu brenda”. Dhe ai atë kërkon.

BE miraton listën e vendeve të sigurta! Ndryshojnë politikat për azilin, përfshihet dhe Kosova

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.