🌤️
Tiranë 5°C · Kryesisht kthjellët 20 March 2026
S&P 500 6,606 ▼0.27%
DOW 46,021 ▼0.44%
NASDAQ 22,091 ▼0.28%
NAFTA 93.18 ▼2.48%
ARI 4,689 ▲1.8%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
₿ CRYPTO
BTC $70,198 ▼ -1.43% ETH $2,141 ▼ -2.83% XRP $1.4493 ▼ -0.81% SOL $89.1100 ▼ -1.27%
S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 93.18 ▼2.48 % ARI 4,689 ▲1.8 % S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 93.18 ▼2.48 % ARI 4,689 ▲1.8 %
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
20 Mar 2026
Breaking
Rajoni

Vuçiç dëshiron Trump në Beograd, së shpejti zyrtarizimi i ftesës

Donald Trump mund të bëhet presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara që viziton Beogradin që prej vitit 1975, kur presidenti i atëhershëm Gerald Ford u takua me marshallin Tito në kryeqytetin e Federatës Jugosllave.

Ftesa, që do të zyrtarizohet së shpejti, është bërë nga presidenti serb Aleksandar Vuçiç, gjatë takimit të zhvilluar një ditë më parë me senatorin amerikan Ron Johnson, anëtar i komitetit të Punëve të Jashtme të Senatit të SHBA.

“Të kemi në Serbi presidentin Trump dhe zv.presidentin Pence për momentin është vetëm një dëshirë. Por, siç e dini, unë jam një tip insistent dhe deri më tani e kam arritur atë që kam dashur”, tha Vuçiç për gazetarët.

Ftesa për Trump reflekton dëshirën për një afrim mes presidentit serb me atë amerikan, por edhe afrimin mes vetë Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara, pavarësisht mërive që mbahen që prej luftës në Kosovë.

Gjatë takimit me senatorin Johnson, Vuçiç nuk e fshehu as dëshirën që në Serbi të mbërrijnë investime ekonomike nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa e vuri theksin edhe tek mundësia për një dialog ndryshe mbi Kosovën, pavarësisht pikëpamjeve të kundërta që kanë dy vendet.

Delikate mbetet edhe çështja e marrëdhënieve me Rusinë, vend që konsiderohet si aleati kryesor strategjik për Serbinë. Kërkesës së Johnson, që personelit rus të qendrës humanitare ruso-serbe në Nish të mos i jepet status diplomatik, Vuçiç iu përgjigj duke thënë se, “Beogradi do të vendosë ekskluzivisht bazuar tek interesat e veta kombëtare”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.