☁️
Tiranë 10°C · Vranët 27 March 2026
S&P 500 6,391 ▼1.33%
DOW 45,364 ▼1.3%
NASDAQ 21,013 ▼1.84%
NAFTA 98.70 ▲4.47%
ARI 4,530 ▲2.75%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $65,923 ▼ -4.46% ETH $1,984 ▼ -3.94% XRP $1.3311 ▼ -2.2% SOL $82.8200 ▼ -5.06%
S&P 500 6,391 ▼1.33 % DOW 45,364 ▼1.3 % NASDAQ 21,013 ▼1.84 % NAFTA 98.70 ▲4.47 % ARI 4,530 ▲2.75 % S&P 500 6,391 ▼1.33 % DOW 45,364 ▼1.3 % NASDAQ 21,013 ▼1.84 % NAFTA 98.70 ▲4.47 % ARI 4,530 ▲2.75 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
27 Mar 2026
Breaking
Kosova

Vuçiç: Jemi treguar solidarë

Serbia vazhdon të synojë antarësimin në BE, thotë kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç në bisedë për Deutsche Welle. Në intervistë për DW flet mbi çështjen e refugjatëve.

DW: Aktualisht mijëra refugjatë ndodhen në Serbi. Vendi juaj është kritikuar nga shumë anëtarë të BE-së për shkak të qëndrimit ndaj refugjatëve? 

Aleksandar Vuçiç: Serbia kritikohet nga shtetet e BE-së për këtë çështje? Unë nuk e kam dëgjuar këtë dhe nëse do ta kisha dëgjuar, menjëherë do të kisha reaguar, sepse vendi ynë ka pranuar më shumë emigrantë se sa 60% e vendeve të BE-së. Ne kujdesemi për emigrantët në vendin tonë, por është e vështirë që të kujdesesh për dikë, i cili kërkon kontrabandistë për të arritur në BE. Këta njerëz nuk duan të qëndrojnë në vendstrehimet që ofrojmë ne për refugjatët, ky është problemi kryesor.

Ne i zgjidhim çdo ditë të gjitha këto probleme dhe mendoj se jemi treguar solidarë me emigrantët. Ndryshe nga shumë vende të BE-së, e kemi përshëndetur sistemin e shpërndarjes së refugjatëve sipas kuotave të propozuar nga kancelarja Angela Merkel.

Ndërkohë ndodhen 10.000 emigrantë në Serbi. Sa ka në Slloveni? Sa ka në Kroaci? Sa ka në vende të ndryshme të BE-së? Asnjë! Kjo do të thotë që të paktën ka diçka, që ne e bëjmë më mirë se vendet e BE-së.

A prisni më shumë mbështetje për Serbinë në krizën e refugjatëve?

Shumë vende të BE-së kërkojnë gjithnjë e më shumë. Ne kemi marrë një mbështetje nga BE-ja dhe Gjermania sapo na ka pyetur, nëse kemi nevojë për më shumë ndihmë. Deri tani ia kemi dalë me të gjitha. Të shohim, se çfarë do të sjellë e ardhmja. Nëse është e nevojshme, ne do të kërkojmë mbështetje.

Ne çfarë drejtimi po zhvillohet BE-ja sipas mendimit tuaj?

Europa ka nevojë për më shumë unitet, nëse vendet anëtare duan që unioni të mbijetojë. BE-ja duket shumë më e dobët se dikur, por unë ende besoj që ky është vendi më i mirë në botë, ku mund të jesh pjesë. Pavarësisht trazirave që po kalon kjo bashkësi. Serbia vazhdon të synojë antarësimin në BE. Ne ndajmë të njëjtat vlera.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.