Kosova
“Vullnet për të qeverisur bashkë” Vjosa Osmani flet pas takimit me Albin Kurtin: Do reduktohet numri i ministrive
Vjosa Osmani e LDK-së, ka folur pas takimit që ka pasur me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, në të cilin ka diskutuar për arritjen e një marrëveshje koalicioni për të qeverisur me Republikën e Kosovës.
Osmani ka thënë se ka gatishmëri nga të dy partitë për të arritur një koalicion, dhe se për marrëveshjen finale do të presin përfundimin e procesi të numërimit.
“Ne sapo zhvilluam takimin për diskutuar bashkëpunimin pas një procesi të mirë. Kemi diskutuar në nivel parimeve. Të dy partitë treguan vullnetin e mirë për të qeverisur bashkë. Ka disa gjëra me të cilat filluam diskutimeve, sa i përket një qeverie që do të reduktohet sa i përket numrit të ministrive, por do të rritet sa i përket punës së mirë që do të bëhet. Iu mbetet partive që diskutohen për detajet. Po presim edhe numërimin e të gjitha votave, para se ta arrijmë marrëveshjen finale. Ka vullnet të mirë në të dy partitë”, ka thënë Osmani.
Ajo ka thënë se kushdo që fiton në fund, pas numërimit final të votave do të udhëheq me Qeverinë.