☁️
Tiranë 11°C · Vranët 02 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 98.97 ▼1.15%
ARI 4,803 ▼0.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,072 ▼ -0.24% ETH $2,139 ▲ +1.6% XRP $1.3476 ▲ +0.52% SOL $81.1700 ▼ -2.42%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 98.97 ▼1.15 % ARI 4,803 ▼0.21 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 98.97 ▼1.15 % ARI 4,803 ▼0.21 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
02 Apr 2026
Breaking
Sporti

Xhaka kundër Xhakës, babai kryqëzon gishtat: Barazojnë dhe kualifikohen të dy

Duke folur për zviceranen “Blick.ch” pas hedhjes së shortit për fazën finale të Europianit të vitit të ardhshëm që do të zhvillohet në Francë, ku është mësuar tashmë se Shqipëria do ta nisë aventurën e parë në një fazë të tillë me duelin ndaj Zvicrës, babai i dy vëllezërve Xhaka duket se shpreson për një “barazim”.

Ragip Xhaka, sigurisht që ndihet krenar për të dy djemtë e tij, Taulantin, që mbron ngjyrat kuqezi të Shqipërisë, por edhe për Granitin, i cili ka zgjedhur të përfaqësojë ngjyrat e kombëtares së Zvicrës, megjithatë, teksa tashmë ka nisur numërimi mbrapsht deri në sfidën e 11 qershorit mes dy përfaqësueseve tona për Europianin e Francës, babai i futbollistëve duket se nuk dëshiron ta shohë njërin prej tyre “të vuajë”.

Ragip Xhaka, 25 vite më parë udhëtoi drejt Zvicrës si refugjat politik, për shkak të situatës së rënduar në Kosovën, që ende ndodhej nën ish-Jugosllavi por tashmë e pavarur, ndaj dhe u detyrua që së bashku me të shoqen, Eli, të largoheshin nga vendi e të punonin si kopshtarë apo pastruese në një vend europian.

Asnjërit prej tyre nuk mund t’u shkonte në mend ajo çfarë po ndodh sot. Janë pikërisht dy djemtë e tyre që janë bërë futbollistë të famshëm, e megjithatë nuk janë krah njëri-tjetrit. Madje shorti u tregua edhe më pak bujar brenda kësaj familjeje, duke i vendosur dy vëllezërit përballë tyre, në sfidën që Shqipëria do të zhvillojë ndaj zviceranëve më 11 qershor, në ditën e dytë të Europianit.

Por për cilin bën tifo babai Ragip? “Sigurisht për të dy – përgjigjet ai. – Shpresoj që ndeshja të përfundojë barazim dhe të dy ekipet të kualifikohen për në fazën me eliminim të drejtpërdrejtë”. A mund të jetë kjo sfidë “urrejtjeje” dhe “e dyluftuar” mes tyre? Sigurisht që jo, thotë Ragipi, i cili shton se në fund të fundit, ndeshja mes Zvicrës dhe Shqipërisë do të jetë një duel miqsh. “Disa lojtarë të kombëtares shqiptare janë rritur në Zvicër, ata e njohin shumë mirë njëri-tjetrin dhe respektojnë gjithsecilin”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.