Kronika

Yuri Kim mesazh për SPAK: Hetime dhe akuza inkurajuese!

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim është shprehur entuziaste për punën e SPAK deri më tani me akuzat dhe hetimet që kanë arritur të bëjnë prokurorët.

Kim thotë se tashmë është shenjëe qartë që SPAKpo ecën hap pas hapi për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Po ashtu ajo thekson se SPAK duhet të qëndrojë në këtë kurs, i ashpër dhe të vijojë punën. Kujtojmë se vetëm dje SPAK vendosi nën hetim deputetin dhe koordinatorin politik të PS për Tiranën, Ervin Bushatin.

STATUSI NGA YURI KIM

Hetimet dhe aktakuzat e qëndrueshme të SPAK janë inkurajuese – një shenjë e qartë që SPAK po ecën përpara hap pas hapi për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar. Qëndro kursin. Qëndro i ashpër. Vazhdoni të bëni punën tuaj të rëndësishme. SHBA është me njerëzit e në mbështetje të Reformës në Drejtësi!

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button