Maqedonia

Zaev: Deri të mërkurën, Maqedonia me qeveri të re

Kryetari i LSDM Zoran Zaev pritet që këto dy ditë të dorëzojë në Kuvend propozimin për programin qeveritar dhe përbërjen e re të kabinetit të ekzekutivit. Një fakt të tillë, Zaev e konfirmoi nga Brukseli, duke shtuar se mundësitë që Maqedonia deri të mërkurën të ketë qeveri të re, janë të mëdha.

“Jemi pranë marrëveshjes me BDI dhe me koalicionin për shqiptarët, por ende s’kemi marrëveshje me lëvizjen “Besa”, është shprehur Zaev. Ai ka paralajmëruar se pasditen e sotme do të vazhdojë bisedimet intensive me të gjitha partitë politike.

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim kanë deklaruar se kjo parti do të drejtoj kryesisht ministritë që ka pasur edhe në qeverinë me VMRO-DPMNE-në me përjashtim të Ministrisë së Arsimit. Ndërsa lideri i LR – PDSH dhe Aleanca për Shqiptarët Zijadin Sela ka deklaruar se do ta votojë kabinetin e ri qeveritar pa marrë parasysh se a do të jetë pjesë e ekzekutivit ose jo.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button