Zbulohen 17 lojtarët e thirrur nga De Biasi kundër Armenisë
Në media qarkullon një listë me 17 emra që trajneri i kombëtares së futbollit Gianni De Biasit ka thirrur për sfidën kundër Armenisë. Në këtë listë nuk ka ndonjë surprizë ndërsa pritet që aty të shtohet edhe emri i Naser Alijit, i pajisur së fundmi me pasaportën shqiptare.
Ja 17 të ftuarit e De Biasit:
PORTIERË:
1. Etrit Berisha (Lacio, Itali)
2. Alban Hoxha (Partizani)
MBROJTËS:
3. Lorik Cana (Lacio, Itali)
4. Mërgim Mavraj (Koln, Gjermani)
5. Arlind Ajeti (Bazel, Zvicër)
6. Ansi Agolli (Karabak, Azerbajxhan)
7. Elseid Hysaj (Empoli, Itali)
8. Andi Lila (Parma, Itali)
MESFUSHORË:
9. Emir Lenjani (Rennes, Francë)
10. Alban Meha (Paderborn, Gjermani)
11. Taulant Xhaka (Bazel, Zvicër)
12. Ergys Kaçe (PAOK, Greqi)
13. Amir Abrashi (Grasshopers, Zvicër)
14. Shkëlzen Gashi (Bazel, Zvicër)
15. Odise Roshi (FSV Frankfurt, Gjermani)
SULMUES:
16. Bekim Balaj (Rijeka, Kroaci)
17. Sokol Cikalleshi (RNK Split, Kroaci)