☁️
Tiranë 15°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,593 ▲0.99%
DOW 46,750 ▲0.88%
NASDAQ 21,907 ▲1.47%
NAFTA 99.25 ▼2.1%
ARI 4,792 ▲2.42%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,855 ▲ +2.71% ETH $2,134 ▲ +3.37% XRP $1.3557 ▲ +2.48% SOL $83.6700 ▲ +3.12%
S&P 500 6,593 ▲0.99 % DOW 46,750 ▲0.88 % NASDAQ 21,907 ▲1.47 % NAFTA 99.25 ▼2.1 % ARI 4,792 ▲2.42 % S&P 500 6,593 ▲0.99 % DOW 46,750 ▲0.88 % NASDAQ 21,907 ▲1.47 % NAFTA 99.25 ▼2.1 % ARI 4,792 ▲2.42 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Politika

Zgjedhjet 2015, 9 gratë që do drejtojnë bashkitë e reja, 8 nga ASHE dhe 1 nga APPD

gruaNdërsa janë zbuluar të gjithë kryetarët e rinj të bashkive të Shqipërisë, nga 16 kandidatet femra që kanë provuar të bëjnë për vete elektoratin, 9 prej tyre ia kanë dalë të fitojnë dhe të jenë të paktën për katër vitet e ardhshme qytetaret e para të bashkive të reja.

Në Shkodër, kur numërimi vijon ende, Voltana Ademi, ka fituar përballjen me një tjetër kandidate femër, Keti Bazhdarin, duke u bërë e vetmja nga tre zonjat e kolicionit të djathtë që ka dalë fituese. Tetë të tjerat janë të gjitha nga radhët e Aleancës për Shqipërinë Europiane. Kështui Floriana Koka do të drejtojë për këtë mandat qytetin e Sarandës, në Gjirokastër ka dalë fituese Zamira Rami, ndërsa në Libohovë u shpall fituese Luiza Mandi.

Luljeta Dollani fitoi Bashkinë e Gramshit ndërsa Juliana Memiaj atë të Urës Vajgurore. Qytetarët e Rroskovecit dhe të Patosit kanë besuar në ofertën femërore të Majlinda Bufit dhe Rajmonda Balilajt, njëlloj si ata të Prrenjasit, që preferuan Miranda Rirën ndaj kandidatit kundërshtar.

Ndërsa 6 zonjat e tjera që nuk ia dolën përveç Keti Bazhdarit në Shkodër janë kandidatja e Matit, Adelina Farrici, Diana Mile në Pogradec, Lefteri Prifti në Himarë, Valbona Kola në Klos, të gjitha nga Aleanca për Shqipërinë Europiane dhe kandidatja e pavarur për Selenicën, Alma Golemaj. Ndërsa duket e humbur edhe gara e Grida Dumës në Durrës, pasi Vangjush Dako kryeson bindshëm garën.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.