🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 04 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $67,419 ▲ +0.76% ETH $2,058 ▲ +0.22% XRP $1.3152 ▼ -0.48% SOL $81.1100 ▲ +1%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
04 Apr 2026
Breaking
Bota

Zgjedhjet e përgjithshme në Korenë e Jugut, pritet konfirmimi i konservatorëve

Koreanojugorët kanë votuar këtë të mërkurë për të zgjedhur parlamentarët e rinj, teksa konservatorët në pushtet pritet që ta ruajnë shumicën, pavarësisht situatës së vuajtur ekonomike dhe një mandati 4-vjeçar të konsideruar gjerësisht si një prej më pak produktivët ndër vite.

Pjesëmarrja e votuesve në momentet e para të hapjes së kutive u duk se ishte shumë herë më e ulët krahasuar me 4 vite më parë, sipas Komisionit Kombëtar Zgjedhor, një trend që nëse do të vijonte deri në fund të ditës së votimeve, me shumë mundësi do të shkonte në favor të Partisë “Saenuri” të Presidentes Park Geun-hye.

“Saenuri” kishte gjysmën e 292 vendeve të Asamblesë Kombëtare gjatë këtij mandati. Ndërkohë që, përpara dezertimeve të fundit, ajo kishte edhe shumicën me 157 deputetë në Parlamentin prej 300 vendesh.

Votuesit duket se e kanë shprehur gjithsesi irritimin e tyre me parlamentarët e legjislaturës së fundit, të cilët – gjithnjë sipas tyre, – kanë neglizhuar çështje reale si punësimi apo siguria kombëtare në vendin me ekonominë e katërt më të madhe në Azi, teksa u përqendruan më së shumti në mbrojtjen e interesave të tyre politike.

“Shpresoj që Parlamenti të jetë më i pjekur për të pasqyruar në këtë mënyrë maturitetin e votuesve dhe se, politika të mund të përdoret në favor të mirëqenies së fëmijëve dhe të të rinjve”, tha Kim Jeong-yeon, një 46-vjeçar, pasi hodhi votën në kutinë e votimit në Seul. Sondazhet u mbyllën në orën 18 të pasdites me orën lokale, 11 me orën tonë.

Një paraqitje e fortë e “Saenuri”-t do të shtonte shpresat për të kandiduar një kandidat fitues në zgjedhjet presidenciale të dhjetorit të 2017-s, që do të pasonte Presidenten Park në fund të mandatit të saj të vetëm 5-vjeçar.

Koreja e Jugut ka një sistem tepër të fortë presidencial përreth një udhëheqësi kombëtar, i cili vërtet është i kufizuar të drejtojë në vetëm një mandat nga Kushtetuta, por ka kontroll të fortë ndaj çështjeve të brendshme dhe politikave të jashtme. Megjithatë, axhenda e legjislativit të Park është ngadalësuar shpeshherë nga ngërçet parlamentare për shkak të zënkave mes shumicës dhe opozitës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.